Në Shqipëri nis patrullimi i përbashkët i policisë së Shqipërisë dhe Kosovës

Prishtinë, 39 qershor 2021 – Policia e Shqipërisë dhe Policia e Kosovës fillojnë patrullimin e përbashkët rrugor në Republikën e Shqipërisë, i cili do të zhvillohet gjatë gjithë sezonit veror, një praktikë që ka filluar vite më parë,nëkuadër të bashkëpunimit midis policive të dy vendeve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se turni i parë i zyrtarëve policorë të Kosovës do të udhëtojë nesër për në Shqipëri.

“Turni i parë i zyrtarëve policorë të Kosovës, gjegjësisht të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave (NJKA), do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë, nesër. Konferenca për media do të mbahet në ora 10:00, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Pastaj, së bashku me autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar zyrtarët policorë do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për detyrën konkrete sipas memorandumit për bashkëpunim”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ky bashkëpunim i policive të dy shteteve ka kohë që funksionon gjatë sezoneve të verës, por vitin e kaluar nuk u realizua, për shkak të pandemisë.

(r.m.)

Comment

*