Në Shqipëri: Rritet popullsia e moshuar, bie popullsia deri 15 vjeç

Tiranë, 21 maj 2021 – Popullsia e Shqipërisë po tkurret nga viti në vit. Por, nga viti në vit po ndryshon edhe struktura moshore e saj.

Sipas një raporti të Institutit të Statistikave të Shqipërisë, INSTAT, popullsia me moshë mbi 65 vjeç po ngritet, ndërsa popullsia deri në 15 vjeç po bie me shpejtësi.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në janar të vitit 2021 numri i popullsisë sëmoshës mbi 65 vjeç shënoi një rritje prej më shumë se 14.6 mijë persona ose me rreth 2.4 për qind mëshumë se një vit më parë, kurse numri i popullsisë deri në 15 vjeç u pakësua për 11.5 mijë  ose 2.4 për qind më pak se një vit më parë.

Sipas raportit të INSTAT, rënia e popullsisë së moshave të reja u zëvendësua me rritje të popullsisë së moshës së tretë. Kjo tendencë, e cila është pasojë e rënies së numrit të lindjeve, emigrimit të të rinjve dhe rritjes së e jetëgjatësisë,  pritet të ngritet edhe më shumë gjatë 10 vjetëve të ardhshme.

Rritja e popullsisë mbi 65 vjeç do të vë para një sprove të re infrastrukturën e Shqipërisë, e cila nuk është gati ende për të përballuar nevojat e popullsisë së moshuar dhe numrin në rritje të pensionistëve.

Instat ka gjetur se të ardhurat nga kontributet në vitin 2021 kanë shënuar rënie prej 1.6 për qind, kuyrse shpenzimet janë rritur për 1.5 për qind,. Buxheti i shtetit për skemën e sigurimeve arriti në 29 miliardë lekë ose mbi 14 për qind më shumë se në vitin 2019.

Më këtë trend të plakjes së popullsisë,Shqipëria do ta ketë të vështirë përshtatjen,për shkak të burimeve të kufizuara financiare.

Organizata e Kombeve të  Bashkuara ka dhënë alarmin se qeveritë e shteteve kudo në botë nuk janë përgatitur për të administruar moshën e tretë, edhe në aspektin social dhe atë ekonomik.

(r,m,)

Comment

*