Në spitalet e Kosovës po trajtohen sfër 200 pacientë me COVID-19

Prishtinë, 14 gusht 2021 – Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) bëri të ditur të shtunën se në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus janë të shtrirë 272 pacientë, 196 prej të cilëve janë me COVID-19. Sipas raportit ditor të SHSKUK-së, 194 pacientë me koronavirus po trajtohen me oksigjeno-terapi, ndërsa 9 janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në Klinikën Infektive është numri më i madh i pacientëve që po marrin trajtim për COVID-119, Në këtë klinikë po trajtohen 72 pacientë, ndërsa në Klinikën e Pulmologjisë po trjaohen 37 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme të Kosovës po trajtohen gjithsej 120 pacientë me koronavirus. Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 53 pacientë, në Spitalin e Gjilanit 29 pacientë.

(r.m.)