Në Tetovë, 3 ditë zie për viktimat e zjarrit në spitalin COVID

Tetovë, 9 shtator 2021 – Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, ka shpallur zi tri-ditëshe në nderim të viktimave të zjarrit që e dogji spitalin modular për COVID në këtë qytet.

Zonja Arifi u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave që e kanë humbur jetën në këtë ngjarje tragjike, të cilën e kacilësuar si fatkeqësinë më të madhe që e ka goditur Tetovën.

“I shpreh ngushëllime të sinqerta ndaj gjithë familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë fatkeqësi. Është fatkeqësia më e madhe që ka prekur qytetin tonë. Dëshirojë të ngushëllojë qyutetarët e Tetovës, pasi të gjithë ata janë vëllezërit dhe motrat tanë”, ka thënë zonja Arifin ë mesazhin e ngushëllimit.

Kryetarja e Tetovës ka thënë se ta gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi do të ndihmohen financiarisht nga komuna.

“Nga fondi emergjent i komunës do të ndihmohen familjet e prekura. Informacionet do të ndahen të verifikuara. Jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritet.”, ka thënë ajo.

Prokuria Publike në Shkup, e cila ka udhëhequr hetimet e para  lidhur mr zjarrin në spitalin modular në Tetovë, ka njoftuar se deri më tani janë konfirmuar 14 viktima. Në njoftim thuhet se identifikimi i disa viktimave do të mund të bëhet vetëm në bazë të analizave të AND-së.

Autoritetet kompetente janë duke hulumtuar shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

(r.m.)

Comment

*