Në Tiranë, kapen 100 kg kokainë të fshehura në kontejnerin me banane

Tiranë, 30 dhjetor 2021 – Policia e Tiranës ka zhvilluar të enjten në mbrëmje një aksion anti-drogë në një kompani që tregton me fruta, ku i ka gjetur e sekuestruar rreth 100 kg drogë të llojit kokainë.

Mediet e Tiranës njoftojnë se droga ishte fshehur brenda një kontejneri me banana që dyshohet se ka ardhur nga Amerika Latine.

 “BalkanWeb” raportoi se kontejneri me banana ishte mbajtur në vëzhgim nga policia gjatë kohës që ishte në port dhe është gjurmuar derisa kontejneri mbërriti në kompaninë e frutave, në Vaqarr.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë që po shkarkoheshin paketat me banane, ku dyshohej se ishte fshehur droga.

Sipas raportimeve, policia po vazhdon kontrollet në kontejnerët e tjerë të kësaj kompanie që gjenden ende në Portin e Durrësit dhe në banesat e të dyshuarve për kontrabandë dhe tregti ilegale me narkotikë.

(r.m.)

Comment

*