Në Ulqin hapet Panairi i 20-të i Librit

Ulqin, 1 gusht 2021 – Në Ulqin është hapur edicioni i 20-të i Panairit të librit, ku marrin pjesë mbi 50 botues nga rajoni. Panairin e hapën drejtuesit e akademive të Malit të Zi, Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilët theksuan rëndësinë e promovimit dhe nxitjes së leximit, veçanërisht tek të rinjtë e sotëm.

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, Gjorgje Borozan në hapjen e Panairit, vuri në dukje rëndësinë tij.

“Jam tejet i gëzuar që gjendem në hapjen e këtij panairi, pasi libri dhe promovimi i tij paraqesin nxitjen më të fuqishme që të rinjtë e sotëm të lexojnë dhe të adhurojnë botimet e reja”, tha akademiku malazez Borozan.

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja e vlerëson panairin e librit në Ulqin si më të rëndësishmin në hapësirën shqiptare, për shkak se paraqet një sfidë të veçantë kulturore.

“ Është njëri ndër manifestimet më të rëndësishme dhe më të veçanta në hapësirën shqiptare, sepse për 20 vjet të organizosh një panair nuk është e lehtë. Ata që e kanë organizuar në vazhdimësi këtë panair e dinë se çfarë sakrifice është. Meqenëse vijë nga këto hapësira dhe duke qenë se kamë kaluar një kohë të gjatë në këtë vend, duhet të them se Ulqinin e kamë përceptuar si një vend ku gërshetohen historia për të jetuar kohërat dhe epokat dhe si vend frymëzimi për të bërë letërsinë “, tha zoti Kraja.

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skender Gjinushi shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në panair duke theksuar mbështetjen e organizimit të këtyre ngjarjeve kulturore.

“Ne si pjesë e Akademisë së Shqipërisë shprehim kënaqësi që jemi pjesë e organizimit të këtij evenimenti dhe do të jemi gjithmonë pjesëtar aktiv për të mbështetur këtë ngjarje, por edhe për të përfituar në formë pozitive, sepse është një mënyrë për të ekspozuar botimet dhe patjetër që akademitë janë ato që së pari flasin nëpërmjet botimeve ashtu si shkenca, dija dhe çdo krijimtari tjetër fletë më së pari nëpërmjet botimeve”, tha zoti Gjinushi.

May be an image of one or more people, footwear and text

Gjatë ditëve të panairit do të organizohen mbrëmje letrare, promovime dhe prezantime të autorëve. Panairi do të përmbyllet me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për veprat e autorëve pjesëmarrës në këtë ngjarje kulturore.

(Ali Salaj, Zëri i Amerikës)

One Response to “Në Ulqin hapet Panairi i 20-të i Librit”

Read below or add a comment...

  1. Suma says:

    Mire dita
    Pse s pi tregoni datat e mbajtjes se panairit?

Comment

*