Nedim Bajrami, djali zgjodhi atdheun: Te Shqipëria me zemër pa menduar dy herë!

Shqipëria pret shumë nga një lojtar si Nedim Bajrami. Edy Reja e grumbulloi pasi kërkonte një hap cilësor në repartin e avancuar me një lojtar që gjen portën dhe Bajrami është i duhuri.

Por nga Tetori deri tani, lojtari kuqezi ka vuajtur por rikthimi te goli dhe asisti me Empolin e ka rikthyer atë protagonist në Serinë A e menjëherë “Gazzetta dello Sport” e ka intervistuar ku ka folur për kombëtaren, karrierën, rolin e tij në fushë.

Për sezonin aktual:

“Ne të gjithë luajmë si një ekip, ka gëzIM dhe miqësi dhe të gjithë kalojmë mirë. Gjatë ditës ne gjithmonë drekojmë së bashku në stadium. Dhe pastaj vrapojmë shumë në fushë. Ndeshja ime kundër Udineses? Jam i gëzuar për asistin tim për Pinamontin, por unë preferoj golat, të jemi të sinqertë”.

Mbi trajnerin Andreazzoli:

“Ai më kërkon të tentojë një për një dhe të luaj pa frikë, është shumë i mirë, ai e di gjithmonë se çfarë duhet të bëjë. Është e vërtetë, ai më la në stol dhe unë e vuajta pak këtë, gjithmonë jam stërvitur fort dhe kam menduar të bëja mirë. Por marrëdhënia me të është e mirë dhe konstante. Në sulm jemi shumë që luftojmë për të luajtur por janë vetëm tre vende në sulm”.

Mbi rolin e tij në fushë:

“Preferoj të luaj si mesfushor sulmues, pra numër 10 por kam luajtur edhe si mesfushor i majtë në 4-3-3 në Zvicër. Luaj me këmbën e djathtë, por përpiqem të përdor edhe të majtën.”

Modeli që e ka frymëzuar në futboll:

“Ka qenë gjithmonë Zinedine Zidane. Më pëlqente shumë kur isha në ekipet e të rinjve, ai është padyshim modeli im për t’u ndjekur”.

Pse vendosët të zgjidhnit Shqipërinë?

“Kam zgjedhur me zemër, më kanë thirrur dhe nuk kam menduar dy herë”, u shpreh në intervistën e tij, fantazisti shqiptar i cili konfirmon dëshiën e madhe për fanellën kuqezi e po ta mendosh se nëse FIFA nuk do të jepte “OK”, rrezikonte të mos luante as me Shqipërinë e as me Zvicrën./Ora News/.