Nënshkruhen tri marrëveshje bashkëpunimi mes Kosovës dhe Izraelit

Jerusalem, 9 maj 2022 – Të hënë në Jerusalem janë nënshkruar tri marrëveshje bashkëpunimi  midis Kosovës dhe Izraelit.

Nëshkrimi i tyre është bërë nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, dhe nga ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, përmes një postimi në Tëitter, ka bërë të ditur se dy ministrat kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi midis dy vendeve në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës; një deklaratë për bashkëpunim në shumë fusha; dhe një memorandum për bashkëprodhim të filmave.

Ministrja Gërvalla, gjatë takimit me homologun e saj izraelit, ka deklaruar se Izraeli zë një vend të veçantë në zemrat e popullit të Kosovës.

“Izraeli zë një vend të veçantë në zemrat e popullit tonë. Ne përcollëm vlerësimin tonë më të thellë për përpjekjet e tyre për të promovuar Kosovën”, citohet ajo.

Të hënën, ministrja Gërvalla e ka vizituar edhe Qendrën Përkujtimore Botërore të Holokaustit ”Yas Vashem”.

(r.m.)