Nënshkruhet Protokolli i bashkëpunimit mes ASHAK dhe ASHSH

Prishtinë, 3 mars 2022 – Të enjten, më 3 mars, në Prishtinë u nënshkrua Protokolli i bashkëpunimit mes Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK) dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) për periudhën 2022-2023. Protokolli  u nënshkrua nga kryetari i ASHAK-ut, akademik Mehmet Kraja, dhe kryetari i ASHSH-së, akademik Skënder Gjinushi.

Në njoftimin e lëshuar pas ceremonisë së nënshkrimit thuhet se ky protokoll përfshin  realizimin e disa  projekteve dhe veprimtarive shkencore e artistike në fusha të ndryshme. 

“Protokolli i bashkëpunimit për vitin 2022-2023 përfshin: realizimin e projekteve të përbashkëta dhe organizimin e aktiviteteve shkencore në fushën e gjuhësisë dhe të letërsisë, të shkencave shoqërore, të shkencave të natyrës, realizimin e botimeve të përbashkëta, organizimin e aktiviteteve artistike, si: koncerte e ekspozita, përurime të ndërsjella të botimeve akademike, si dhe bashkëpunim profesional ndërmjet bibliotekave”, thuhet në njoftim.

(r.m.)

 

One Response to “Nënshkruhet Protokolli i bashkëpunimit mes ASHAK dhe ASHSH”

Read below or add a comment...

  1. Mala says:

    Ky bashkepunim edhe pa nenshrime formale, natyrshem duhet te funkcionoje. Por, edhe mbrenda vete ASHAK duhet te funkcionoje e nje veprim i perbashket i te gjithe akademikeve,jo sic e kemi deri sot, te ndare e te percare, sipak percaktimeve partiake edhe sipas perkatesive regjionale.Ka vite,shembull qe, [profesor Rexhep Qosja nuk shkel me haperisat e ketij institucioni te cilin edhe e themeolje, bashke me mocaniket e koleget e atehershem ne kohet e serta..

Comment

*