Netanyahu dështon të formojë qeverinë e re të Izraelit

Tel Aviv, 5 maj 2021 – Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, tha se do të konsultojë partitë parlamentare në lidhje me procesin e formimit të qeverisë  së  re, pasi Kryeministri Benjamin Netanjahu nuk ishte në gjendje të siguronte një koalicion qeverisës gjatë periudhës 28-ditore, e cila ka skaduar,raporton Zëri i Amerikës.

Dështimi i zotit Netanjahut që ta formojëqeberinë e rikthen procesin sërish tek Presidenti Rivlin, i cili pritet që në ditët në vijim t’ia ofrojë mundësi eformimit të qeverisë ndonjërit prej kundërshtarëve politikë të Netanjahut.

Mes kandidatëve të mundshëm janë Yair Lapid, partia e të cilit Yesh Atid, një formacion politik i qendrës, doli e dyta në zgjedhjet e muajit mars, pas partisë së krahut të djathtë Likud, të zotit Netanjahu, si dhe Naftali Bennett, kreu i partisë së vogël fetaro-nacionaliste, Yamina.

Por, Presidenti Rivlin mund t’i kërkojë parlamentit të zgjedhë një prej anëtarëve të tij për pozitën e kryeministrit.

Në zgjedhjet e mbajtura më 23 marsm asnjë parti nuk arriti të sigurojë shumicën e vendeve në parlamentin prej 120 anëtarësh, çka bën të domosdoshëm krijimin e një koalicioni qeverisës.

Këto ishin zgjedhjet e katërta në Izrael në më pak se dy vjet.

Aktualisht ndaj Netanjahut është dukeu zhvilluar një proces gjyqësor nën akuzat për korrupsion, të cilat ai i ka hedhur poshtë.

(r.m.)