New York: Marko Kepi, zyrtarisht kandidat për Këshillin Bashkiak


Zgjedhjet fillestare do të mbahen më 22 qershor 2021 

Nga Beqir Sina

Marko Kepi po kandidon zyrtarisht, këtë radhë për anëtar në Këshillin e Bashkisë së Qytetit të New York, gara paraprake republikane për Qarkun 50 në Staten Island.

Kepi në një status në faqen e tij zyrtare “Marko Kepi for NYC Council”, mbas dorzimit të firmave në, NYC Board of Elections, për të hyrë në garën republikane, zgjedhjet fillestare që do të mbahen më 22 qershor 2021, ka falenderuar vullnetarët dhe mbështetësit e tij të cilët i ka quajtur të papërsëritshëm, se arritën që të merrnin “dhjetëfishin e nënshkrimeve që duheshin për të paraqitur peticionet për kandidim në Bordin Zgjedhor në Qytetin e New York-ut”.

“Kjo është arritja e para në nisjen e garës, dhe ju faleminderojë thellë nga zemra, se eshtë për shkak të punës dhe përkushtimit tuaj që ne kemi fushatën më të organizuar dhe aktive. Mëtutje në fitore në 22 qershor! Zoti u bekoftë Ju! dhe Zoti e bekoftë Amerikën!

Kepi, është një poliitikan i ri, shqiptar amerikan, një marins i Shteteve të Bashkuara, që ka qenë i përfshirë në politikën lokale republikane, që nga adoleshenca e tij, në Klubin e të rinjëve Repubikan në NYC, duke përfshirë edhe një mandat në zyrën për ish Senatorin e Shtetit Marty Golden. Po ashtu ai ka qenë i angazhuar më pare si vullnetar dhe për fushatën presidenciale të Kryetarit të Bashkisë Rudy Giuliani në 2008.

One Response to “New York: Marko Kepi, zyrtarisht kandidat për Këshillin Bashkiak”

Read below or add a comment...

  1. Sali BOLLATI-Çam Shqiptaro Amerikan says:

    MARKO KEPI ESHTE SHQIPTARO AMERIKAN ; Prandaj KY ESHTE ANGAZHIM KOMBETAR ,JO PARTIAK!
    KUSH E NDJEN VEHTEN ATDHETAR VOTON PER Z.MARKO KEPI

Comment

*