New York: Meshë dhe darkë për Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë

150 mijë dollarë nga shqiptarët e Amerikës: 50 mijë dollarë dhuroi Anton Raja, 25 mijë dollarë i dhuroi Federata PanShqiptare Vatra, si deklaroi Kryetari i saj, Elmi Berisha, ndërkohë, që filantropi i njohur Harry Bajraktari dhuroi një çek 3 mijë dollarësh

Nga Beqir SINA

BRONX NY: Ditën e dielë, më 19 mars, në kishën Katolike Zoja e Shkodrës në Hartsdale – New York, u mbajt Mesha e të Dielës nga prelatët e trojeve tona: Imz. Rrok Gjonlleshaj, Arqipeshkëv i Tivarit; Imz. Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovës, Dom Lush Gjergji, Dom Pjetër Popaj, Famullitari i Famullisë Zoja e Shkodrës, Hartsdale, New York dhe meshtarë të tjerë nga vendlindja dhe diaspora.

Më pas, një darkë solemne, u mbajt për nder të mysafirëve të shtrenjtë, në lokalin Villa Barone Manor, në Bronx, NY, për grumbullimin e ndihmave financiare për ndërtimin e “Kullës” së dytë të Kumbanores së Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Me këtë rast besimtarët katolikë shqiptar në Nju Jork, u njohën me emërimin e ri të Papës, për Imzot Rrok Gjonlleshaj, Administrator Apostolik tё Kotorit.

Shqiptarët në Amerikë të cilët kanë dhënë mbështetjen e tyre në dollarë për ndërtimin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, prej kur u hodhën themelet e saj me më shumë se 2 milion dollarë, mblodhën mbrëmë rreth 150 mijë dollarë për “kullën” e dytë të kumbanores.

Kjo mbrëmje modeste solli mirësi, dashuri, lutje e bekim fetar, kushtuar katedrales së Nëna Terezes, në Prishtinë, simbolit të shqiptarëve në botën e qytetëruar.

Dom Pjetër Popaj, Famullitari i Famullisë Zoja e Shkodrës, dha bekimin e darkës solemne, të cilën e moderói shkrimtari Mëhill Velaj, dhe argëtojë të pranishmit me muzik nga të gjitha trevat “Mjeshtri i Madh”, Gëzim Nika, the grupi i tij muzikor.

Ndërsa, mbrëmjen e mbledhjes së fondeve financiare e përcollën me fjalën e tyre, nëpërmjet mesazheve faleminderuese dhe vlerësuese, ish kongresisiti Joe DioGuardi, kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro – Amerikane, biografi i të Shejtes “Nena Tereze”, Dom Lush Gjergj, Imzot Rrok Gjonlleshaj, “President Nderi” i Federatës PanShqiptare “Vatra” z. Agim Rexha, dhe Kryetari i Vatrës zoti Elmi Berisha, si dhe aktivisiti Mhill Gjuraj, e tjer.

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Gjergji në përmbyllje të kësaj mbremje solmne për grumbullimin e fondve për Katedralen Nëna Tereze në Prishtinë, mbasi i bekoi të gjithë donatorët, falënderoi dhe vlerësoi lart të gjitha kontributet e shqiptarve të Amerikës.

Mbrëmja solemne për grumbullimin e fondeve për “Kullën’” e dytë të Katedrales “Nëna Tereza” në Prishtinë, u inicua nga Anton Raja dhe Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, si një gjest dashurie për tërë komunitetin katolik shqiptar, kudo që ai jeton në Kosovë, Shqipëri, dhe viset tjera shqiptare.

Në këtë mbrëmje, tha Anton Raja u mblodhën rreth 150 mijë dollarë nga shqiptarët e Amerikës, nga këto donacione  50 mijë dollarë dhurojë nga Anton Raja, 25 mijë dollarë i dhuroi Federata PanShqiptare Vatra, si deklaroi Kryetari i saj, Elmi Berisha, me 10 mijë, dhe 5 mijë dollarë ishin disa familje, e biznesmen, ndërkohë që edhe filantropi i njohur Harry Bajraktari dhurojë një çek 3 mijë dollarë.

Një çek 10 mijë dollarë dhurojë Zef (Zekë) Gjon Kalaj, i cili është dhe i vetëmi donator  me rreth 600 mijë dollarë, të Shtatores së heroit tonë kombëtar Gjergjë Kastriotit – Skëndërbeut, një vepër e jashtzakonshme, kjo që ngrihet madhështore, në një ambjent të mrekullueshem, oborrin e Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, për karshi shtatores së të Shejtës Nëna Tereze”.

Për grumbullimin e ndihmave financiare për ndërtimin e “Kullës” së dytë të Kumbanores së Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, e cila kushtonë reth 800 mijë dollarë, Ipeshkvia e Kosovës, me delegacionin e saj  – prelatët e Kishës Katolike nga trojet tona: Imz. Rrok Gjonlleshaj, Arqipeshkëv i Tivarit; Imz. Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovës, , Dom Lush Gjergji, dhe meshtarë të tjerë nga vendlindja dhe diaspora, do të shkojnë këtë javë në Detroit – Michigan.