Nikolla: Angazhim për zhvillim, mirëqenie dhe të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Gjatë takimit u bisedua mbi mbështetjen e Kuvendit, Qeverisë dhe të institucioneve shqiptare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Kryetarja e Komunës, Ardita Sinani, e informoi Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, mbi disa të çështje të gjendjes aktuale të shqiptarëve të Luginës dhe nevojat për më shumë mbështetje nga Shqipëria.

Kryetarja e Kuvendit, Nikolla, garantoi znj. Sinani se Kuvendi i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i angazhuar për rritjen e mbështetjes për zhvillimin, mirëqenien dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës si edhe të bashkëpunimit të tyre me Qeverinë dhe institucionet e Shqipërisë.