Nis raundi i dytë i negociatave Ukrainë – Rusi për armëpushimin

Moskë, 3 mars 2022 – Ka nisur raundi i dytë i bisedimeve për vendosjen e armëpushimit në Ukrainë. Delegacionet e dy vendeve po zhvillohen në Bjellorusi, në një vend në zonën kufitare me Ukrainën.

Delegacioni ukrainas e publikoi një videoregjistrim të shkurtër gjatë hyrjes në një sallë të konferencave ku ishte ulur delegacioni rus. Të dy ekipet shtrënguan duart përpara se të uleshin për të filluar bisedimet e tyre.

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak, në një postim në Twitter, shkroi se armëpushimi i menjëhershëm dhe hapja e korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve nga vendbanimet e shkatërruara e të rrezikuara nga bombardimet  ruse janë çështjet kryesore të agjendës së takimit.

Ky është raundi i dytë i bisedimeve. Në raundin e parë nuk ishte bërë ndonjë përparim. Dy delegacionet kanë bërë propozimet e tyre dhe janë kthyer në kryeqytetet e tyre, Moskë e Kiev, për konsultime me udhëheqjet më të larta të  shtetërore.

Delegacioni ukrainas ka bërë të ditur se ka kërkuar ndërprerjen e operacioneve luftarake dhe tërheqjen e forcave ruse nga gjithë territori i Ukrainës. Ndërkaq, delegacioni rus ka shtruar tri kushtet e caktuara nga Presidenti Vladimir Putin: njohjen e sovranitetit të Rusisë në Krime, çarmatosjen e Ukrainës dhe statusin neutral të Ukrainës. 

Ministri i Jashtëm i Rusië, Sergej Lavrov, tha se në takimin e zhvilluar në fillim javës, delegacioni rus i paraqiti kërkesat ruse dhe tani është në pritje të përgjigjes nga Kievi. Por, ai nuk la hapësirë për optimizëm. Lavrov tha se Rusia do të vazhdojë të shkatërrojë “infrastrukturën ushtarake të Ukrainës”, të cilën Kremlini ecilëson si “kërcënim” për Rusinë.

(r.m.)

Comment

*