Nis renovimi i selisë së PD-së, hiqen dyert e binduara dhe slloganet e Bashës

Tiranë, 26 mars 2022 – Një ditë pasi gjykata vendosi të njihte statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, selia e Partisë Demokratike i është nënshtruar mbrëmjen e kësj të shtune një rikonstruksioni të jashtëm.

Krahas nisjes së punës për heqjen e dyerve të blinduara, janë hequr plotësisht logot dhe sloganet e ish-kryetarit Lulzim Basha që vishnin xhamat e godinës.

Duket se vendimi i gjykatës, i cili i dha të drejtë vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit, ka hapur rrugën që Komisioni i Rithemelimit të marrë nën administrim godinën e selisë blu.

Kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj ka thënë se pala që e përfaqëson ai nuk bie dakord me vendimin e gjykatës dhe do ta apelojë atë.

(Panorama)