Nis seanca kuvendore, Paloka: Edi Rama të japë dorëhejqe

Paloka tha se ngjarja e Divjakës vërtetoi akuzat e opozitës për praninë e trafikut galopant të drogës dhe përfshirje të strukturave të shtetit në këtë trafik

Luljeta Progni

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta hapi seancën kuvendore, ndërsa para godinës së kuvendit po zhvillohet prosta e parlajmëruar e opozitës. Një grup deputetësh të PD-së i janë bashkuar protestës ndërsa pjesa tjetër e grupit parlamentar ndodhen në sallën e kuvendit për të kërkuar hapjen e debatit për trafikun e drogës në Shqipëri, referuar ngjarjes së Divjakës. Në sallën e kuvendit ndodhet i gjithë kabineti qeveritar. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka, kërkoi diskutim për trafikun e drogës dhe ngjarjen e Divjakës, duke ritheksuar se ishte kërkuar nga opozita një seancë e jashtëzakonshme për këtë çështje. Paloka tha se ngjarja e Divjakës vërtetoi akuzat e opozitës për praninë e trafikut galopant të drogës dhe përfshirje të strukturave të shtetit në këtë trafik. Paloka ka përsëritur akuzat ndaj kryeministri Rama duk risjellë në vëmëndje ngjarjen e Divjakës ku u arrestua një pilot italian dhe një drejtues automjeti shqiptar të kapur në flagrancë me një sasi të konsideruehsme droge. Në fjalën e tij Paloka komentoi qëndrimin e kryeministrit për këtë çështje duke theksuar se kreu I qeverisë është me problem mendore pasi e dëshmoi në mënyrën se si e trajtoi çështjen e trafikut të drogës në Shqipëri. Paloka kërkoi trasnparncë për këtë çështje duke ritheksuar se mazhoranca e ka detyrim transparencën për çështjen e Divjakës dhe të gjtihë trafikun e supozuar nga opozita, të drogës në Shqipëri.

Ndërkohë protestues të shumtë janë mbledhur para godinës së Kuvendit të Shqipërisë dhe po protestojën me parullën “Shqipëria drejt Europës, jo Kolumbisë”. Protestuesit janë vendosur para godinës ku po zhvillohet seanca kuvendore ndërsa përballë tyre janë vendosur dy ekrane të mëdhenj ku mundësohet ndjekja e seancës parlamentare. Protesta e opozitës ka në thelb të saj kërkesën për dorëheqje të kryeministrit Rama, dhe kësaj protest i janë bashkuar edhe të shkarkuarit nga puna, sindikatat e pavarura, drejtuesit e furgonëve 8+1 si dhe ish-të përndjekur politik.
Forca të shumta policie janë vendosur në ambjentet rreth Kuvendit për të garantuar rendin dhe qetësinë gjatë zhvillimit të protestës së opozitës. Deputetë e opozitës Aldo Buçi e Gent Strazimiri kanë hapur protestën me thirrjen “Rama Ik”. (Vijon..)