Nishani: Prania e Berishës në Parlament asnjë kosto për PD-në

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani tha në një intervistë për Euronews Albania se prania e Berishës, grupi parlamentar demokrat më tepër do të fitonte se sa do të humbiste.

“Unë mendoj se nuk ka për t’i sjellë asnjë lloj kostoje qenia e z.Berisha në parlament, sepse Rama dhe maxhoranca nuk është se e kanë të lehtë përballjen me z.Berisha në verbin politik,” – tha Nishani.

Sipas tij, përqendrimi i diskutimit politik te Sali Berisha dhe raporti i tij me grupin parlamentar të PD, ka dy sponsor me qëllime të përbashkëta.

“Ky debat në konceptin tim është një debat i sponsorizuar nga aleanca tashmë e dukshme Rama dhe Basha, pasi është një çështje që iu konvenon të dyja palëve në raport me situatën e tyre politike,” – vijoi ish-Presidenti.

Bujar Nishani tregoi edhe një tjetër problem të PD sot, që sipas tij ka ndikuar në humbjen e zgjedhjeve, njofton euronews.albania.

“Partia Demokratike është bërë më e mbyllur se në 2005. Është bërë më e vogël se PD e 2005. Nga PD janë larguar më shumë njerëz se në 2005, tregon se PD ka shkuar në kahun e kundërt,” – u shpreh Nishani.