Një delegacion i senatorëve republikanë viziton Kievin

Kiev, 14 maj 2022 – Një delegacion i republikanëve në Senatin amerikan, i udhëhequr nga Mitch McConnell, e vizitoi Ukrainën. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se kjo vizitë është një sinjal i fuqishëm i mbështetjes dypartiake amerikane për Ukrainën.

Ndërkohë, trupat ruse filluan të tërhiqen nga qyteti verilindor i Kharkivit, pas disa javësh luftimesh të ashpra.

Ushtria ukrainase tha se trupat ruse po tërhiqen nga qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe po përqendrohen në mbrojtjen e rrugëve të furnizimit, ndërsa nisin sulmet në rajonin lindor të Donetskut me synimin për të “eliminuar forcat ukrainase dhe shkatërruar fortifikimet”.

Ukraina “duket se ka fituar Betejën e Kharkivit”, tha Instituti për Studimet e Luftës, me qendër në Uashington.

(Zëri i Amerikës)