Një delegacion i “Vatrës” angazhohet për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri

Tiranë, 20 prill 2021 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur sot një delegacion të kryesisë së Organizatës Panshqiptare “Vatra” të SHBA-së, të udhëhequr nga kryetari i saj, Elmi Berisha.

 Zoti Berisha e ka informuar Presidentin Meta se qëllimi i vizitës së këtij delegacioni është të përcjellë mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare që cdo të mbahen të dielën. Ai ka thënë se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

 “Shqetësimi i diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është që ky proces zgjedhor të jetë sa më i rregullt, i drejtë, i barabartë dhe pa probleme, si dhe të ketë një rezultat pozitiv për rrugën europiane të Shqipërisë dhe për bashkëpunimin e sinqertë me SHBA”, ka deklaruar Berisha.

 Presidenti Meta, nga ana e tij, i ka falënderuar përzemërsisht përfaqësuesit e Organizatës Panshqiptare “Vatra” për vizitën në Shqipëri në këtë moment shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit, sidomos për interesimin e komunitetit shqiptar në Amerikanë për procesin zgjedhor në Shaqipëri.

Ai e ka informuar delegacionin e “Vatrës” me parregullsitë që po vërehen në fazën parazgjedhore, mbi të gjitha, për vjedhjen dhe keqpërdorimin e të dhënave personale të qytetarëve, të cilin e ka quajtur “krim shtetëror me pasoja të mëdha”.

Kreu i shtetit shqiptar ka shprehur edhe shqetësimin e tij për klimën dhe situatën tepër të rënduar që po nxitet nga mazhoranca në pushtet dhe nga kryeministri aktual i vendit.

Presidenti Meta ka thënë se ai do të angazhohet me të gjithë potencialin në dispozicion për proces zgjedhor korrekt dhe ka theksuar se ai do të jetë “në mbrojtje të votës së lirë, të Kushtetutës dhe të demokracisë” kudo në Shqipëri.

Presidenti Meta i ka inkurajuar organet e rendit dhe të drejtësisë që të nxjerrin përpara drejtësisë çdo shkaktar të deformimit të procesit zgjedhor, në veçanti autorët e vjedhjes, blerjes dhe manipulimeve me vota.

Presidenti Meta, në njëpostimnë Facebook, e ka quajtur “të ngrohtë dhe vëllazëror” takimin me delegacionin e kryesisë së Organizatës panshqiptare “Vatra”.

Postimi i Metës në Facebook:

Kënaqësi të zhvilloja një takim të ngrohtë dhe vëllazëror me delegacionin e kryesisë së Organizatës Pan-Shqiptare “Vatra” të SHBA, të udhëhequr nga Kryetari i saj, zoti Elmi Berisha, të cilët ndodhen në vendin tonë për të përcjellë mbarëvajtjen e zgjedhjeve tepër të rëndësishme të 25 prillit.

Më shprehën shqetësimin e drejtë të diasporës shqiptare në Amerikë, që ky proces zgjedhor të jetë sa më i rregullt, i drejtë, i barabartë dhe pa probleme, si dhe të ketë një rezultat pozitiv për rrugën europiane të Shqipërisë dhe bashkëpunimin e sinqertë me SHBA.

I informova në detaje me parregullsitë, që po vërehen gjatë këtij procesi, mbi të gjitha, për vjedhjen e paligjshme dhe keqpërdorimin e të dhënave personale të shtetasve, që është një krim shtetëror dhe me pasoja të mëdha, si dhe për situatën tepër të rënduar, që po nxitet nga mazhoranca dhe Kryeministri ende në detyrë.

I garantova për angazhimin tim maksimal për zhvillimin sa më korrekt të procesit zgjedhor dhe mbarëvajtjen e tij, duke theksuar se do të jem kudo në Shqipëri në mbrojtje të votës së lirë, të Kushtetutës dhe të demokracisë.

Mirënjohje dhe falenderime “Vatra”- dhe diasporës tonë në SHBA për mbështetjen e vyer, që i japin Shqipërisë dhe çështjes shqiptare.   

May be an image of 2 people, people sitting and text
May be an image of 3 people, people standing and people sittingMay be an image of 8 people and people standing

(r.m.)

Comment

*