Një drejtor në KPM-së arrestohet nën dyshimin për marrje ryshfeti

Prishtinë, 30 qershor 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se drejtori i Administratës dhe Financave i Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti.

Sipas dyshimeve fillestare, A.B. dyshohet se ka marrë 8 mijë euro ryshfet, me premtimin se do të ndikojë në mosndëshkimin e një subjekti biznesor, për një shkelje të pretenduar nga i dyshuari. Sipas tij, ky biznes gjoja i kishte shkelur rregullat e KPM-së.

Të dyshuarit i është shqituar masa e ndalimit prej 48-orësh, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit. (r.m.)