Një fluturake pa pilot e prodhimit rus është rrëzuar në zonën e Zagrebit

Zagreb, 11 mars 2022 – Një fluturake pa pilot, tash për tash e paidentifikuar, është rrëzuar në lagjen Jarunska të Zagrebit, natën midis të enjtes dhe të shtunës. Sipas hulumtimeve paraprake, bëhet fjalë për një dron të prodhimit rus, që në hapësirën ajrore të Kroacisë është future nga hapësira  ajrtore e  Hungarës. 

“Të gjitha shërbimet kompetente janë përfshirë në hetime menjëherë pas rënies së fluturakes ushtarake pa pilot, e cila, sipas informacioneve të grumbulluara deri më tash, ka hyrë në hapësirën  ajrore të Kroacisën në anën lindore, nga nga hapësira ajrore e Hungarisë, me shpejtësi prej 700km në orë në lartëse prej 1.300 metrash”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së  Kroacisë.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes e ka gjetur një krater ku është përplasur fluturakje, ndërsa në rrethinë edhe dy parashuta. 

“Në një sipërfaqe të gjelbër në rrugën Jarunska p.n. policia ka konstatuar një krater të hapur, ndërsa brenda një zone më të gjerë i ka gjetur edhe dy parashuta”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në njoftim thuhet se ngjarja  është njoftuar nga qytetarët, të cilët e kanë  dëgjuar shpërthimin.

“Pak pas orës 23, drejtoria e policisënë Zagreb ka marrë njoftime nga disa qytetarë se në rajonin e Jarunit e kanë dëgjuar një shpërthim, si edhe përplasjen e disa objekteve që kanë rënë nga qielli”, ka thënë policia.

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq ka biseduar lidhur me fluturaken e rrëzuar në Zagreb edhe me Kryeministrin e Hungarisë, Victor Orban.

“Kam biseduar me kryeministrin hungarez, Victor Orban, i cili më informoi se droni kishte hyrë në hapësirën ajrore hungareze nga Rumania”, ka thënë Plenkoviq.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, të premten në mëngjes i ka ftuar me urgjencë në takim krerët e forcave të armatosura dhe udhëheqësit e agjencive të sigurisë dhe të inteligjencës për të analizuar situatën pas rënies së fluturakes pa pilot në hapësirën e Zagrebit.

Foto: Igor Soban/PIXSELLLokacija pada i ostaci letjelice (Foto: Twitter)

Foto: Twitter

(r.m.)

Comment

*