Një grup serbësh protestuan kundër ndalimit të refrendumit të Serbisë në Kosovë

Mitrovicë, 16 janar 2022 – Një grup qytetarësh serbë protestuan në qendër të qytetit në Mitrovicën Veriore kundër vendimit të institucioneve shtetërore të Kosovës që të mos lejohet organizimi i refrendumitpër ndyrshime kushtetuesenë Serni  në territorin e Kosovës.

Si raportojnë mediet lokale, në mesin e protestuesve ishin drejtuesit e Listës Serbe dhe kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës.

Protestuesit mbanin në duar pankartat: “Serbët e Kosovës qëndojnë fuqishëm me shtetin e tyre, Serbinë”, “Përse në serbët jemi qytetarë të rebndit të dytë në Kosovë e Metohi”,“Votoj për paqe, jo për terror”, e të tjera.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, njëherit ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, i akuzoi institucionet shtetërore të Kosovës për “shkelje të të drejtave themelore të njeriut”.

“E drejta e votës është një e drejtë themelore e njeriut, e garantuar me të gjitha normat dhe rregulloret ndërkombëtare, përfshirë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Rakiq.

Ai paralajmëroi se ndalimi i organizimit të referendumit të Serbisë në Kosovë do të ketë “pasoja të paparashikueshme”.

%“Ne paralajmërojmë Prishtinën dhe komunitetin ndërkombëtar se vendimi për ndalimin e referendumit do të ketë pasoja të paparashikueshme, të cilat do të shpien në vendosjen e reciprocitetit në në pjesën veriore të Kosovës e Metohisë”, u shpreh ai.

Por, Rakiq e zhvendosi vëmendjen te zgjedhjet pwr president tw Serbisw, tw cilat do tw mbahen mw  3 prill. Ai paralajmëroi “reciprocitet” nw pjeswn veriore tw Kosovws nëse insticuinet shtetërore të Kosovës do të pengojnë organizimin e kwtyre zgjedhjeve në territorin e Kosovës.

“…në qoftë se më 3 prill nuk do të lejohet (votimi në Kosovë për president të Serbisë) do të shihet e do të dëgjohet se çfarë do të thotë reciprocitet”, ka thënë ai.

Megjithatë, Rakiq ka shprehur besimin se autoritetet në Kosovë nuk do të pengojnë votimin për president të Serbisë në territorin e Kosovës.

Protestuesit serbë realizuan edhe një performancë. Ata vendosën në shesh një kuti votimi, ku votuan në mënyrë simbolike.

(r.m.)

Comment

*