Një heroinë me katër këmbë

Nga Ruben Avxhiu

Ai është i verbër, ajo është Rozela, qenushja udhërrëfyese që e shpëtoi më 11 Shtator

Të verbërit në Amerikë, për të jetuar në mënyrë të pavarur, pajisen shpesh me nga një qen udhërrëfyes që u shërben për t’u treguar rrugën.Rozela i shërbente Michael Hingson (në fotografi) që prej 22 nëntorit 1999. Ai punonte në katin e 78 të Qendrës Botërore të Tregëtisë, në të ashtuquajturat Kullat Binjake në New York.Qenushja ishte duke fjetur poshtë tavolinës të të zotit kur në 11 Shtator 2001, një aeroplan goditi Kullën 1.Ajo u zgjua nga goditja e tmerrshme, po nuk e humbi toruan. Me qetësi e udhëhoqi të zotin nëpër shkallët e zjarrit. Ishte aq shumë tym, pluhur e zhurmë, saqë askush nuk mund të shihte asgjë. Kështu që 30 vetë u radhitën pas Rozelës dhe të zotit duke zbritur shkallët si një kollonë, për 1,463 shkallë deri sa dolën nga ndërtesa.Në çastin që dolën, u rrëzua Kulla 2 duke shpërndarë gërmadha e pluhur gjithandej.“Ndërsa të gjithë vrapuan të tmerruar, Rozela qendroi e qetë dhe e përqendruar në detyrën e saj”, tregoi më vonë Michael Hingson.Historia e shpëtimit të 30 vetëve e ktheu Rozelën në një personazh publik. Bashkë me të zotin kanë dalë në shumë emisione të njohura televizive përfshi edhe “Larry King Live” dhe “Shfaqja e Mëngjezit me Regis dhe Kelly”. Rozela jetoi edhe gati 10 vjet pas tragjedisë së tmerrshme.