Një inxhinier shqiptar përkrah Presidentit Biden gjatë vizitës në portin e Baltimorës

Roland Rexha, përfaqëson një nga historitë më të bukura të suksesit në komunitetin tonë – me përvojën dhe përgatitjen mund të luajë rol të madh në transformimin historik të infrastrukturës në SHBA

Nga Beqir Sina

Presidenti Joe Biden vizitoi portin e Baltimores të mërkurën dhe bëri thirrje për miratimin e projektligjit për infrastruktuturën prej 1.2 trilion dollarësh që demokratët shpresojnë se do të lejojë administratën e tij të rifitojë vrullin edhe mbetet i bllokuar në një Kongres të ndarë.

Biden, në vizitën e tij të dytë në qytetin e tij, ku edhe shpalli fitoren një vitë më parë , e karakterizoi legjislacionin si një akt për punë dhe rimëkëmbje kritike për të ndihmuar kombin të kapërcejë efektet ekonomike të pandemisë.

Mes atyre që e rrethonin dhe që u shtrëngoi duart ishte edhe Roland Rexha, një shqiptaro-amerikan që na dërgoi këto fotografi.

Rexha është një nga historitë më të bukura të suksesit në komunitetin tonë. Djalë emigrantësh, një njeri me përgatitje të gjithanshme, ai është një nga drejtuesit prej vitesh të Shoqatës për Mbrojtjen e Inxhinierëve të Marinës (sindikatës MEBA), një profesion që e ushtron prej vitesh.

I angazhuar së fundi në Institutin Kombëtar Demokrat, në Washington DC, ai është pikërisht një nga ekspertët që mund të udhëheqin transformimin historik të infrastrukturës së Shteteve të Bashkuara që është fjala e ditës sot.

«Një ditë e mrekullueshme për industrinë tonë dhe një ditë akoma më e mirë për të ardhmen e ekonomisë sonë, ky investim në infrastrukturën e vendit tonë do të sjellë më shumë vende pune amerikane dhe do të ndihmojë në zbutjen e disa prej problemeve që kemi parë në mbarë vendin kur bëhet fjalë për zinxhirin tonë të furnizimit», i tha gazetës tonë Roland Rexha, pas takimit me Presidentin Biden

Në sfond dukeshin vinça gjigantë që ngarkonin dhe zbarkonin kontejnerët nga anijet e mallrave në terminalin detar ngjitur në Seagirt. Ndërkohë që Kontejnerët e të gjitha madhësisëve ishin të zbukuruar me ngjyrat e flamurit amerikan, shirita transparente të kuqe, të bardhë dhe blu.

Roland Rexha, është nga Dibra i biri i dy prindërve Haxhi Rexha i larguar nga Dibra katër dekada më parë dhe Nerimine Sina-Rexha, pjestare e një familje e arratisur nga Shqipëria në kohën e diktaturës komuniste.

Rolandi sot me shkollimin dhe karrierën, mund të bëhet një nga shqiptaro-amerikanët në detyrat më të larta në zyrtare në Washington në historinë e komunitetit tonë.

Kush është Roland Rexha ?

– I lindur në Staten Island – Neë York

– Mbaroi Kolegjin/shkollën e teknikës në staten island më 1999

– Studioi në Akademinë Tregtare të Bizneseve të SHBA-së në vitin 2004

– Shërbeu si OFICER Ish-toger i marinsave së SHBA-së nga viti 1999-2017

– Ish inxhinier i marinës në Tragetin (Staten Island Ferry) NYCDOT

– Që nga 2007, Sekretar i Thesarit, drejtues i sindikatës Shoqata e Mbrojtjes së Inxhinierëve të Marinës-MEBA

One Response to “Një inxhinier shqiptar përkrah Presidentit Biden gjatë vizitës në portin e Baltimorës”

Read below or add a comment...

  1. Sami Repishti, Ph.D. says:

    Ndjehem kryenalt me shqiptaro-amerikanin Roland REXHA.
    Puna e tij si element me arsim te natte e vullneti i tij i hekurt me dale me sukses ne jete, jane shembuj qe frymezojne teg jithe ne. Elemente si Z. Rexha jane shenjat treguese ma te mira se bashkesia shqiptaro-amerikane po ecen drejt majave te reja ne shoqeni e ne shtet.
    Une gezohem!