NJË LIBËR I RI I MEMISHA GJONZENELIT

Koment nga Luan Çipi

Memisha Gjonzeneli në korrikun e vitit 2021 doli suksesshëm në shtyp me librin e tij të dytë me tregime të titulluar “PIRAMIDA E GJYSHIT”

Memisha Gjonzeneli ka lindur në  Lagjen Skelë të qytetit të Vlorës në vitin 1941. Duhet thënë se babai i tij i nderuar, Muhamet Gjonzeneli, është nga fshati Tragjas i Vlorës, ku është dalluar si veprimtar shoqëror dhe për disa vite ka qenë  edhe Kryetar i Këshillit të fshatit. Ai ka qenë gjithnjë në pozicione antikomuniste, për çka është burgosur  dhe  internuar familjarisht për një periudhë të gajtë 25 vjeçare,  pjesërsisht, së bashku me katër djemtë e tij: Qamilin, Tekiun, Memishaun dhe Muratin, që në familjen e tyre të madhe prej 7 antarësh, thuajse u rritën pa baba, në kushte të mjeruara jetese dhe shpesh vuajtën edhe për bukën e gojës.

Memisha Gjonzeneli

Memisha punoi si saldator, me profesionin e mësuar në Shkollën e Rezervave dhe të perfeksionuar në burg, në disa objekte të rëndësishme të vendit, ku shquhet  për cilësi e aftësi të larta profesionale e drejtuese. Në kohën e lirë, jashtë pune, Memishau vazhdoi me pasion shkollën e mesme të mbrëmjes, ku shkëlqen në letërsi dhe për hartimet e thurrura bukur. Janë të njohura veprat e tij heroike e të jashtëzakonshme në punë, që lidhen me ngritje oxhakësh e objektesh në kushte teper të vështira e të rrezikshme dhe shpesh me shpëtime jete njerëzish dhe çudi ndërtimore.

Në vitin 1990 emigron në ShBA , ku u mblodhën të katër vëllezërit Gjonzeneli dhe në vitin 2012 evidentohet dhe atje, si  veprimtar shoqëror në dobi të Atddheut  dhe dekorohet nga Presidenti i Republikës me dekoratën e mirrënjohjes, “Naim Frashëri”, me motivacionin “Për kontribut të lartë kombëtare dhënë në diasporë, për pritjen dhe përcjelljen e figurave të larta kombëtare”

Ishin vitet në Amerikë që i zgjuan kujtime e mbresa, që  shkrimtari i ri, Memisha Gjonzeneli, i freskoi në kujtesë, i përpunoi dhe i mbushi me ndjenja fisnike e dashamirëse dhe i hodhi të shkruara në formë tregimesh të bukura  me plotë intriga e të papritura interesante, që përfshin njeri pas tjetrit, dy libra me tregime të larmishme, gjurmëlënëse, kuptimplote e të dobishme.

Tematika dominuse e 17 tregimeve të librit te dytë të Memisha Gjonzenelit ka, më së shumti, lidhje me emigracionin, këtë plagë të pashërueshme të popullit tonë të shumëvuajtur.

Tregimi i parë, ”DASHURIA”, e mbush librin me emigrand vlonjatë, që braktisin Vlorën e bukur dhe popullojnë Çikagon e pafundme, pa e shuar shpresën e kthimit. Në tregimet vijuese gjithandej shqiptarë dhe amerikanë, gjurmë të pashuara jete aktive: Luani, dëshmori shqiptaro-amerikan në Afganistan; shqiptarë emigrantë që kalojnë kufirin nga Greqia dhe ambjentohen shpejt me jetën aktive atje, mësojnë gjuhën, shkollohen dhe barazohen me grekët tradicional në këngë e deri nivel jetese e bashkëjetese, aqsa   greket deklaronin: “Ju prutë nga Shqipëria frymën e jetës, respektin, mirrënjohjen, bashkëjetesën dhe dashurinë për njeri tjetrin.”

Te tregimi “Miku në Avion”, sërish udhëtim drejt Çikagos dhe rideklarim dashurie: “Të kam dashur dhe të dua shumë,…fle në gjumë me ty dhe po me ty, ngrihem…’’

Tregimi ”Kohë Korovinusi “, mbyllet me proverbin kuptimplotë shkodran: “Bëre gjë, nuk bëre gjë, koha ikën!, ndërsa te  tregimi “Piramida e Plakut”, që mbart edhe titullin e librit, flitet për një plak, hero te “Luftës Civile” në Amerikë, që sakrifikohet e vetë vritet, duke aluduar për “Korona Virusin” aktual, për të dhënë një shëmbull sakrifice e vetmohimi, në asgjësimin e pleqve, në dobi të shpëtimit të moshave të reja. Asokohe plakut të vetvrarë ju ngrit per respekt një piramidë përkujtimore.

Te tregimi i gjatë “ALBERTI.”, praqitet kryesisht jetëshkrimi i autorit, pas përfundimit me suskses të Shkollës Shtatëvjeçare dhe ëndrrat e tij rinore të parealizuara. Shoku i shkodran i shkollës, Alberti, rishfaqet gjatë jetës, si burrë i aftë e shok besnik, ndërkohë pas shumë vitesh, i veshur polic rrugor, takohen me mall dhe e tregon veten zëmërgjer e dashamirës. Përshkrimi në fund, i Llogorasë mahnitëse, në shoqëri me Albertin, do e mbyllte këndhëm këtë tregim të bukur.

Tregimi “SHKËMBI I BALLISTËVE”, ka lidhje me emrin që i ngeli një shkëmbi, që më parë ishte pushtuar nga fole bletësh, po që u pastrua prej bletëve nga ne, bijë ballistësht, të internuar në fshatin e origjinës, Tragjas, shpjegon autori.

Tregimi “DARKA E PAHARRUAR”, kthen kujtimet për një ceremoni të jashtëzakonshme, me shumë harxhe e aheng, që organizon Memishau në Tragjas, në vitet e vona, i kthyer nga Amerika, por që mbahet mend se organizatori, nuk pranoi asnje dhuratë solidarizuese nga pjesmarësit, ardhur nga të gjitha anë, brenda dhe jashtë shtetit dhe të gjitha shpenzimet, përfshirë ato të transportit, i përballoi vetë.

Tregimi “HARRESA” paraqet ngjarje të hershme e të zymta, që kanë lidhje me periudhën e ngunjimit si i burgosur politik dhe me faktin që dhe atje mund të takosh njerëz fatkeq, po të vërtet e dashamirës, si Malon, që autorit i mësoi lojën e bukur të shahut, por si dolën nga burgu, asnjëherë nuk e ndiejtën harresën,  shuarjen e “Luftës së Klasave” dhe distancimet partiake.

Tematikë të larmishme ngjarjesh kanë edhe tregimet e fundit, “DJALI I MIRË”, “MERJEMJA”dhe “XHEVATI”.

Karakteristikë e përgjithëshme e librit me tregime “PIRAMIDA E PLAKUT” e shkrimtarit vlonjat Memisha Gjonzeneli është bukuria dhe rrjedhshmëria e

tregimit, shpjegimi dhe argumentimi i ngjarjeve, dashamirësia dhe bamirësia njerëzore, paraqitja e saktë e realitetit dhe shpresa për një jetë më të mirë.

I urojmë autorit të tjera suksese!

Vlorë, më 18 Korrik 2021

2 Responses to “NJË LIBËR I RI I MEMISHA GJONZENELIT”

Read below or add a comment...

  1. Sami Repishti says:

    Urime Z.Memisha Gjonzeneli per botimet e tia qe pasurojne kulturen e lelersine tone shqiptare.
    Emni i tij me kujton baban e Z. Memisha, Muhamet Gjonzeneli dhe xhaxhan e ti Prof. Bego .Gjonzeneli, te dy te burgosun dhe kolege te mi per shume vite ne burgjet e tmerrshme komuniste. Prof. Gjonzeneli u ekzekutue ne vitin 1949 i akuzuem per veprimtari armiqsore gjate qendrimit te tij ne burg. Pushofshin ne paqe!

    • Miri NY says:

      Prof. Repishti mbetet gjithmone nje piramide e shqiptarizmes, nje atdhetar i shquar. Krenar qe gjyshi dhe babai im te ndjere e kane patur mik.
      Nuk do e harroj kurre keshillen e madhe qe me dha kur shkela ne US per here te pare si nje 22 vjeçar:” mundohu qe mos ta sjellesh Shqiperine ne Amerike, por te dergosh Ameriken ne Shqiperi, gjithmone duke ruajtur ato vyrtyte qe bene burra te medhenj gjyshin dhe babin tend.”
      Une e falenderoj nga zemra Profesorin e nderuar dhe mikun te familjes time per keshillen e vyer dhe mbeshtetjen qe me dha gjithmone. I uroj atij shendet dhe jete te gjate.

Comment

*