Një nga arkitektët që ndërtuan legatën amerikane në Shqipëri ishte projektuesi i parë i Zyrës së famshme Ovale në Shtëpinë e Bardhë

Legata Amerikane, diku rreth vitit 1938. E ndërtuar në 1920, Legata Amerikane është ndërtesa e parë e ndërtuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për të qenë Ambasadë. Fillimisht, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara edhe jetonte këtu, duke kryer detyrën zyrtarë në një ambient familjar.

Arkitektët të cilët punuan për Legatën Amerikane në Tiranë, Wyeth and Sullivan, ishin arkitektë shumë të respektuar në Uashington DC, të njohur për shtëpitë madhështore të Connecticut Avenue që ata kishin ndërtuar për klientët e tyre të pasur.

Nathan Wyeth (1870-1963) gjithashtu projektoi Zyrën e parë Ovale për Presidentin William Taft në 1909. Frymëzimi për rezidencën u mor nga shtëpitë e plantacioneve të Virxhinias të shekullit të 18-të, si Mount Vernon.

(Burimi: Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri)

Presidenti William Taft në Zyrën e parë Ovale, në Shtëpinë e Bardhë.