Një refugjate afgane e lind një foshnje në Prishtinë

Prishtinë, 13 tetor 2021 – Një shtetase afgane, e cila është e strehuar përkohësisht në Kosovë,  e ka lindur sot një foshnje në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi  se afganja 28 vjeçare e ka lindur një djalë, me operacion, dhe se nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Një shtetase afgane, me inicialet S.F., 28 vjeçare, lindi një foshnje në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Fëmija u lind me opercion, peshon 3.7 kilogramë dhe i takon gjinisë mashkullore. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e gruas dhe e bebes është e mirë”, thuhet në njoftim.

(r.m.)

Comment

*