Noka: Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka mbështetur jo Bashën, por Edi Ramën

“Ky nuk do të jetë Kuvend kundër SHBA-së por kundër tij. Gjithçka është një proces dhe askush nuk mund të ndalojë vullnetin e anëtarëve të PD për t’u shprehur. Zëri i çdo demokrati do të dëgjohet, vota e çdo demokrati duhet të lexohet”-tha deputeti demokrat opozitar Flamur Noka

Deputeti demokrat opozitar Flamur Noka, akuzoi ambasadën amerikane në Tiranë se ka mbështetur kryeminstrin Edi Rama.

Zoti Noka krejt në fund të një prononcimi mbi zhvillimet në PD, tha se “ambasada e Shteteve të Bashkuara gjatë gjithë kësaj periudhe ka mbështetur jo Lulzim Bashën, por Edi Ramën”.

Ish-ministri i Brendshëm Noka theksoi ndërkaq se Kuvendi Kombëtar oi PD-së do të mblidhet kundër kryetarit Basha dhe jo kundër SHBA-së.

Zoit Noka është mbështetës i dy herë ish-presidentti dhe dy herë ish kryeministrit Sali Berisha që u la jashtë grupit të deputetëve nga kryetari Basha deri në sqarimn e shpalljes “I padëshiruar” nga SHBA.

Pjesë nga fjala e deputetit Noka:

Kryetari duhet të kontrollojë artikulimin e tij sepse nuk mundet që lideri i opozitës të kapet pas të ashtuquajturit proamerikanizëm të kryetarit dhe të shpallë anëtarësinë antiamerikane.

I bëra me dije se Kongresi i PD do të mblidhet dhe Kuvendi Kombëtar do të mblidhet dhe nuk mblidhet për të shqyrtuar asnjë vendim të SHBA por ky Kuvend do të mblidhet kundër Lulzim Bashës, kryetarit të PD i cili tashmë është minorancë, ilegjitim dhe nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së anëtarëve të PD.

Ky nuk do të jetë Kuvend kundër SHBA-së por kundër tij. Gjithçka është një proces dhe askush nuk mund të ndalojë vullnetin e anëtarëve të PD për t’u shprehur. Zëri i çdo demokrati do të dëgjohet, vota e çdo demokrati duhet të lexohet.

Nga informacionet që kemi ka disa ditë që ka nisur një tur takimesh me drejtuesit e degëve, duke i thirrur këtu, duke i presionuar, duke u ushtruar shantazh për të mos hapur dyert për liderin historik të PD, për të bërë gjithçka për t’ia sabotuar takimet.

Kjo nuk është thjesht e turpshme, kjo është e neveritshme. Tregon edhe panikun që e ka zënë kryetarin nga lëvizja e demokratëve.

Ai e di shumë mirë që nuk përfaqëson shumicën, nuk përfaqëson vullnetin e demokratëve, është një pakicë e pakonsiderueshme brenda PD.

Unë kam 30 vite në këtë parti. Nëse nuk do kisha hyrë këtu do të isha një mjek dhe nuk do të kisha asnjë kokëçarje, kam sakrifikuar këto 30 vite! Ajo që më dhemb mua është fati i Partisë Demokratike.

Lulzim, Basha me atë vendim i dha një goditje fatale PD-së dhe i vetmi njeri i gëzuar nga ky vendim është Edi Rama. Ndaj nuk ka të bëjë me karrierën individuale të Flamur Nokës. Asnjë përplasje dhe asnjë përçarje nuk do të ketë.

Shumica absolute janë kundër vendimit të kryetarit të partisë, kjo ishte arsyeja pse ai nuk u konsultua me institucionet por pati një vendimmarrje individuale.

Kushdo që ka dalë në krah të Bashës ka qenë i detyruar, ka dalë i zverdhur. Ambasada e Shteteve të Bashkuara gjatë gjithë kësaj periudhe ka mbështetur jo Lulzim Bashën, por Edi Ramën.