Noka: Basha peng i Ramës, më lufton duke më përjashtuar dhe përçarë demokratët

Deputeti demokrat Flamur Noka ka reaguar lidhur me deklaratat e kreut të PD-së, Lulzim Basha ditën e sotme.

Noka është shprehur se Basha thotë me gojë se qëllimi është rrëzimi i Ramës, por ai mbretëron i qetë për 12 vite.

Ai shton se Basha si peng i Ramës po e lufton Nokën duke përjashtuar dhe përçarë demokratët.

Noka: Me gojë e thotë që qëllimi është rrëzimi i Ramës, ndërkohë ky i fundit vazhdon të mbretërojë i qetë në pushtet për 12 vjet. Me vepra pengu i tij po më lufton duke më përjashtuar dhe përçarë demokratët.

oranews

Comment

*