Nora Gjakova ia sjell Kosovës medaljen e dytë të artë nga Olimpiada e Tokyos

Tokyo ,26 korrik 2021 – Xhudistja Nora Gjakova ia ka siguruar Kosovës medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Në Duelin për medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë xhudistja kosovare e mundi francezen Sarah Leoine Cysique.

Në duelin e gjysmëfinales, Nora e mundi japonezen Tsukasa Yoshida, e cila e kishte mundur në katër luftërat e kaluara. Lufta ishte shumë e fortë dhe shkoi në kohën shtesë, kur Nora realizoi një hedhje vazari për të festuar fitoren, bashkë me trajnerin Driton Kuka dhe sportistët tjerë shqiptarë që pomarrin pjesë në olimpiadë.

Deri në gjysmëfinale Nora arritur duke mundur holandezen Sanne Verhagen dhe sllovenen Kaja Kajzer.

Ky është suksesi mëi madh i Norës në karrierën e saj të xhudistes. Ajo e arriti këtë sukses, ndonëse ishte bartësja e tretë e olimpiadës. Më herët këtë vit, Nora Gjakova ka fituar medalje në kampionatin evropian dhe në kampionatin botëror.

Medaljen e pare të artë nga Olimpiada “Tokyo 2020” ia solli Kosovës Distria Krasniqi.

Deri më sot, xhudistët kosovarë i kanë fituar tri medalje të arta olimpike. Medaljen e pare të artë olimpike e ka fituar kampionja botërore, Majlinda Kelmendi.

Ekipi i xhudistëve kosovarë, i udhëhequr nga trajneri Driton Kukaj, po bën historinë në këtë sport. Sot për sot, Kosova është superfuqi botërore në xhudo.

(r.m.)

Comment

*