Nuredin Seci, 60 vite jetë të alpinistit legjendar shqiptar

Nuredin Seci

Nuredin Seci

Duke nderuar një Mjeshtër të Merituar të Sportit shqiptar – Alpinizmi është një sport relativisht i ri në botë, por për shqiptarët dashuria për ngjitjet nëpër bjeshkë kultivohej kullave legjendare në rrëfimet e odave të burrave

 

Nga Ilir Seci

Sporti i alpinizmit eshte nje sport relativisht i ri krahasuar me sportet qe vijne qe nga antikiteti. Alpinizmi fillimet i ka si sport amator, me kohe disiplinohet duke u shnderruar ne nje sportive te vertete aty nga shekulli i 19-te, kryesisht me pasionin dhe shtysen e ngjitesve te apasionuar angleze. Ngjitja ne majat ku nuk kishte mundur te ngjitej cdokush, ky ishte motivi i ketij sporti dhe ngjitesit nga Anglia zgjodhen Alpet zviceriane si terrenin me te pershtatshem ne Evrope per te realizuar ambiciet e veta. Nga ajo kohe ky sport u rrit, u zhvillua duke u shnderruar ne nje disipline sportive e cila sot njihet nga Komiteti Boteror Olimpik si nje nga organizmat perberes te ketij Komiteti, me 76 vende te botes si anetare e me 88 anetare te regjistruar. U be sport popullor sot anembane botes, mberriti edhe ne Shqiperi.
Ne vendin tone ky sport ka terren shumë të favorshem, Alpet Shqiptare, sa për kuriozitet, kanë 13 maja mbi 2500 metra lartësi ne mbare territorin e vendit , gje e cila eshte nje dhurate e rralle per te apasiounuarit e ngjitjes. Aktivitete amatore jane rregjistruar qe pas Pavaresise, ndersa ne vitet ’30 vlen te permendet perkushtimi i Prof. Ahmet Gashit i cili ngjiti majat e maleve shqiptare kur beri matjet e majave per tekstin e pare te gjeografise shkollore shqiptare.

Nje perhapje te gjere ky sport njeh mbas viteve ’50, me 1956 ne Theth eshte znvilluar zbori i pare ne rang kombetar nen drejtim e mjeshtrave te sportit Luigj Shala dhe Minella Kapo. Ato vite ky sport u rrit fale mjeshtrave te ketij sporti si Aleksander Bojaxhi, Kozma Grillo, Taxhedin Shehu, Azem Hyka etj, u arrit te krijohet nje tradite qe kulmin e njohu ne vitet ’70 kur vendi kishte 22 ekipe te afirmuara ne shkalle vendi…
Kur jemi te ky sport dhe origjina e tij ne fakt ne nuk mund te rrime pa permendur se ngjitja e Alpeve nuk ishte gje e re per traditen tone. Malesoret tane gjate shekujve ishin perballe me ashpersine e Alpeve shqiptare, ata vete jeten e kishin siguruar ne perballje me bjeshket. Por ajo perballje ka qene nje me shume nje lufte per mbijetese sesa sport. Bjeshket e Alpeve tona shqiptare kane qene nga burimet kryesore jetesore sepse neper ato bjeshke cdo vere dilnin e veronin me bageti duke qene se blegtoria ishte edhe zeja kryesore e atyre aneve…

Shekuj me rradhe malesoret e kishin siguruar jetesen duke zbutur ashpersine e atyre bjeshkeve, veres duke gjetur shtigje per te mberrite kullotat me te mira e dimrave per te mos mbetur te izoluar e shkeputur nga njeri tjetri, nga pjesa tjeter e vendit. Pra jeta e tyre ishte nje marredhenie e panderprere me bjeshket, me zoterimin e Alpeve. Kujtojme ketu lajmesit qe permenden ne Kanun, ata qe sillnin lajmet ne raste dasmash, mortesh, lindjesh e mbi te gjitha, ne raste lufterash qe per fat te keq qene te shpeshta shekujve. Lajmetaret qe kane qene ndoshta te paret alpiniste te bjeshkeve shqiptare sepse per t’iu shmangur pritave te hasmit duhej te kalonin shtigjeve me te veshtira per te percjelle sa me shpejt kumtin, per te dhene sa me shpejt kushtrimin e luftes, lajmin e gezuar te lindjes se djalit, te dasmes ose edhe lajmin mortor…

Dashuria per ngjitjet neper bjeshke kultivohej kullave legjendare ne rrefimet e odave te burrave, ne kuvendet e te mocmeve ku permendeshin e levdoheshin me nderim ata malesore qe me pak mundesi kishin kapluar maja, kishin kaluar shtigje te thepisura. Ne dimrat e ashper ata ne kembe mbanin vetem rrathet e bores, mjete popullore qe ndihmonin ecjen mbi bore, nje stermundim sizifian sepse duheshin sfiduar dimra te rrezikshem me borera te medha e plot ortiqe. Ne nje mjedis te tille ky sporti i alpinizmit do gjente menjehere truall pjellor edhe ashtu ndodhi vertet. Fakti qe zonat e Alpeve shqiptare ngriten ekipe alpinizmi qe per vite me rradhe mbajten gjalle kete sport ishte deshmi e kesaj. Menjehere lulezuan ekipe ne rrethet e Alpeve te veriut, ”Vllaznia” ne Shkoder, ”Korabi” ne Diber. ”Perparimi” ne Kukes e “Valbona” ne Tropoje. Nder keto ekipe spikasin mjeshtra si Nuredin Seci, Gezim Uruci, Qemal Bicaku, Eduard Sheldia, Kujtim Onuzi, Ilir Tapia, Shkelqim Mema (Guxho), Raif Hila, Gezim Lac, etj. Nje ekip qe do mbahej mend gjate ishte “Valbona” e Tropojes, ku spikat emri i Nuredin Secit, si nje sportist dhe organizator i rralle qe i dha tonin ketij ekipi te ri duke arritur te identifikohej me ate ekip. Arriti te ndertoje nje ekip qe me perkushtimin dhe sukseset u be me emer ne kete sport ne mbare vendin. ne ekip isahin pjesetare e duhen permendur me respect sportistet Hazir Malaj, Hajdar Hasa, Rrustem Kurtzmajlaj, Murat Seci, Isuf Milushi, Kujtim Matoshi, Vladimir Yma, Ibish Doci, etj…
Kete vit me 2013 sportisti qe ju perkushtua as shume atij sporti Nuredin Seci, mbushi 60 vjec e ne nderim te karrieres se tij morem shkas per kete shkrim…
Nuredin Seci u lind ne fshatin Markaj, Tropoje me 15 shkurt 1953, shkollen fillore e kreu ne vendlindje ndersa shkollen e mesme ne Shkoder , ne Shkollen e Mesme Profesionale Dega Elektrike. Nuredini ishte lindur ne Markaj, ne lagjen e bukur lagjia te Secit, qe shtrihet rreze pllajave qe shkojne perpjete deri ne Majen e Hekurave. Do rriste shtatin bjeshkeve te vendlindjes se tij ku veronte cdo vere, ne Bisheve, Rudine, Lugu i Kaut, Liqeni i Ponareve apo Lugu i Thive. Dashuria per ato bjeshke do ngulitej ne qenien e tij, do e formonte femijerine e vet atyre lendinave plot lule bjeshke, duke rendur pas dhive te egra ne kerkim te foleve te thellenzave. Qe femije kishte qene i shkathet i papertuar, kureshtar e guximtar qe te ngjitej monopateve, brinjave te thepisura. Gjithe kohes ne preherin e Alpeve Shqiptare ai do lidhej me ato bjeshke, prandaj nuk qe rastesi lidhja e tij e menjehershme me sportin e bukur te alpinizmit, ishte nje thirrje gjenetike qe vlonte ne gjakun e tij si malesor i Malesise se Gjakoves si njihet tradicionalisht rrethi i Tropojes!
Lidhja me alpinizem vertet ishte ne gjak por ngritja ne lartesine e niveleve te sportit ishte tjeter gje edhe Nuredin Seci eshte nder pioneret e ketij sporti ne Tropoje qe me aktivitetin e vet sportiv e ngriti ne nivel institucional kete sport ne Tropoje duke e bere te niihet ne mbare vendin. Puna dhe perkushtimi i Nuredinit beri qe ekipi te njihej nga Federata e sportit dhe te pranohet ne aktivitete kombetare. U arrit qe ekipi i alpinizmit “Valbona” te njihet ne gjithe Shqiperi e me gjere ne Ballkan! Merita e shnderrimit ne tradite te ketij sporti ne Tropoje i takon pikerisht ketij Mjeshtri te Merituar te Sportit i cili ne plot kuptimin e fjales e institucionaizoi si sport alpinizmin ne Tropoje. Mund te thote ndokush qe malesoret gjithe jeten kane qene ngjite bjeshkeve e shtigjeve, ashtu eshte, por si i thone asaj shprehjes “Eshte tjeter gje te interpretosh muziken me partiture e tjeter gje ta interpretosh me vesh!’…
Ne shkollen e mesme ne Shkoder i riu energjik Nuredin Seci do njihej me sportin e disiplinuar te alpinizmit, sport me te cilin do lidhej perjete duke u shnderruar ne pasionin e jetes se tij. Qe ne fillim me shtysen dhe perkrahjen e sportisti shkodran, Vildan Tufi aktivizohet me te rinjte e ekipit “Vllaznia” te Shkodres ne moshen 15 vjecare. Ne datat 25-27 nentor te vitit 1968 realizon ngjitjen e pare te karrieres se vet ne Majen e Veleçikut nen drejtimin e trajnerit shkodran Burhan Kurti. Ky aktivitet do mbahej ne prag te festimeve per nder te 28-29 nentorit te atij viti. Ishte nje sprove per te riun 15 vjecar qe e kaloi suksesshem, pasi pavaresishjt moshes se re bashke me te rinjte e tjere realizuan pushtimin e majes me sukses! Ne ne datat 20-24 vitin 1969 qershor zhvilluan nje aktivitet lokal me me te rinj te ndermarrjeve te Shkodres dhe me studente te Institutit Pedagogjike Shkoder ne drejtimin e pedagogut te Institutit Vildan Tufin, tranjerin e moshave Gani Kurtin, mesuesin e edukimit fizik Gjon Simoni etj. Ketu per here te pare fillojne e mesojne teknikat e para te kacavjerrjeve ne shkembinj me litare e baze materiale. Prej asaj kohe vazhdimisht nen drejtimin e tranjerve te “ Vllazinise” zhvillojne aktivitete lokale ne Razem, ne Thethe e Tamare.
Mbas mbarimit te shkolles kthehet ne Tropoje dhe nis aktivitetin me ekipin e te rriturve “Valbona”, aktivitetin e pare me kete ekip e mbajne ne vitin 1973 ne 14 -26 dhjetor ne traverse Gramshe–Skrapar–Vithkuq-Korce duke u ngjitur ne shtate maja te ndryshme pese maja te Tomorrit duke perfshi edhe Cuken partizane, Majen e Zaloshnjes ne Skrapare dhe Majen e Ostrovices ne Vithkuq Korce. Me kete aktivitet mori rruge edhe jeta sportive e Nuredinit me ekipet e te rriturve, kete aktivitet e drejtonin Mjeshtrat e Sportit Vangjel Melengu e Taçedin Shehu. Per Nuredin Secin shkruajne gazeta e sportit te asaj kohe duke e levduar per forcen dhe talentin qe tregon ne kete aktivitet, sidomose per ngjitjen ne Majen e Cukes “Partizane” maja me e larte e Tomorrit ne nje kohe shume te veshtire me ere e me debore ku ne disa raste behet edhe shpetimtar i grupit fale pergatitjes se larte fizike. Ne kete aktivitet nga Tropoja marrin pjese kater alpiniste nga “Valbona”, Hajdar Hasa si tranjer, sportistet Nuredin Seci, Rexhep Neza, Petrit Doçi, duke e shenuar emrin e ekipit ne historine e ketij sporti ne rang kombetar. Ne kete aktivitet ishte per tu shenuar se ne ngjitjen ne Majen e Radohimes komandati i ngjitjeve Taçedin Shehu cakton Nuredin Secin e “Valbones”, Gezim Uruçin e “Vllazinse” dhe Qemal Biçakun e “Labinotit”per ta ngjite Majen e Radohimes nje nga majet me te veshtira te kesaje zone dhe ne fakt nje nga me te veshtirat ne Ballkan. Keta tre sportiste i hyjne shtegut me te veshtire, duke realizuar nje nga ngjitjet me te veshtira ne krejt historine e alpinizmit shqiptar. Ndersa ne dimroret e Janarit te vitit 1979 ne Qafe te Pejes Theth u zhvillua aktiviteti me i veshtire me sportiste te kategoris se pare, gjithsej 24 alpinist te klubeve “Partizani”, “17 Nentori” te Tiranes “Flamurtari” i “Vlores” “Vllazina” e Shkodres “Skenderbeu” i Korçes “Korabi, , i Peshkopise “Tomorri” i Beratit “Labinoti” Elbasanit, ”Valbona e Tropojes. Merrnin pjese Mjeshtrat e Merituar te Sportit Kozma Grillo e Aleksander Bojaxhiu e Taçedin Shehu ku u realizuan ngjitje shume te veshtira ne nje kohe me bore dhe mjegull por programi u ralizua me pushtimin e majave dhe Nuredin Seci ishte nje ma te dalluarit e ketije aktivitet duke ralizuar tete ngjitje te veshtersive te larta si Majat e Malsore, Shnikut, Prozhmit, e Papllukes. Pastaj per vite me rradhe pasojne ngjitjet e dimeroreve dhe veroreve neper maja dhe kreshta Alpesh, lista e ngjitjeve te Nuredin Secit eshte e gjate, vite e vite me rradhe neper gjithe Shqiperine, nga Veriu ne Jug. Per t’u shenuar jane edhe pjesmarrjet ne aktivitetet ballkanike si ngjitjet ne malet e Sharrit dhe Korabit nga ana e Maqedonise. Per arritjet ne karriene e tij sportive merr titullin “Kandidat Mjeshter” ne vitin 1979, ”Mjeshter Sporti”ne vitin 1982 ndersa ne vitin 1985 shpallet “Mjeshter i Merituar i Sportit”…
Edhe pas terheqjes nga sporti Nuredin Seci ndoqi pasionin per sportin. Ne vitin 1987 duke njohur arritjet dhe sukseset e tij ne sportin e alpinizmit, ne aktivitetet kombetare e nderkombetare emerohet shef i klubit sportiv “Valbona”, ku me perjashtim te alpinizmit te gjitha sportet ishin ne kategorine e dyte ose te trete. Brenda dy viteve fale perkushtimit te Nuredinit, ne kategorin e pare u ngjiten 25 ekipe te ndryshme si basketboll te rriture, te rinj , per femije, mundje e lire, te rriture, te rinj per femije volejboll, vajza radjoamatorizem, shah, etj. Brenda kesaje periudhe edhe si klube u renditem nder 16 klubet ma te mira ne Shqiperi tashme ne kategorin e pare. Ne kete periudhe Nuredini gjithe keto vite si pak ksuh do imperkushtohej vendlindjes me deshiren per tembajte gjalle sported atje, qe edhe brezat e rinj te kishin po ato mundesi qe ai vete kishte paur ne fillimet e veta…