NYPD: Një i ri 26 vjecar i vdekur dhe një në gjendje kritike, në aksidentin automobilistik në Bronx

Nga Beqir SINA – New York

Kreshnik Kajtazaj u gjend i vdekur ne vendngjarje, ndersa nje bashkemoshatar i tij, ndodhej i plagosur rëndë në aksidentin me makinë në Bronx, pak pas mesnates.
Shkaku i vdekjes : 26-vjeçari Kreshnik (Nick) Kajtazaj, nga Bronx, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga nji perplasje e fuqishme me nje shtylle elektrike, pësuar nga një aksident trafiku automobilistk ne nje nga lagjet me te populluara me shqiptar ne Bronx-New York, gjithmonë sipas policise mendohet te kete qene ecja me shpejtësi të madhe, që ndodhi në orët e para të mëngjesit 12:15 AM të së enjtes, 16 dhjetor 2021, tha televizioni lokal Bronx12.

Përplasja fatale sipas tyre ndodhi rreth orës 12:15 në lagjen e shqiptarve Morris Park Avenue dhe Haight Avenue në Bronx, Nju Jork.

Hetimi paraprak zbuloi se një Mercedes Benz ML320 i vitit 1998 me dy persona po udhëtonte me shpejtësi të madhe në expresin Morris Park Avenue, kur shoferi nuk arriti të kontrollonte automjetin ne tentative per te bere nje kthesë dhe u përplas me një shtyllë te ndricimit.
Autoritetet mbërritën menjeherë në vendin e ngjarjes dhe gjetën brenda saj dy persona, një nga ata ishte Kreshnik Kajtazi që ishte dhe drejtuesi i mjetit, sipas policise me plagë të rënda në kokë dhe pasagjeri nje 24-vjeçar me plagë të rënda gjithashtu në koke. Kajtazaj u deklarua i vdekur në vendin e aksidentit nga mjekët, ndërsa pasagjeri i tij u transportua në gjendje kritike për në spital.


Autoritet tha se aksidenti mbetet nën hetim.

Një njoftim te saj ne oret e para te mengjesit autoritet thane se shofer i automjetit tip Mercedesit ishte me shpejtësi teksa shpërtheu ne perplasje me shtyllen e ndricmit, pasi ka kaluar disa drita të kuqe përpara se të përplasej , duke lënë të vdekur shoferin dhe pasagjerin e tij të lënduar rëndë, thanë policët.
Kajtazaj, 26 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje nga një traumë e rëndë në kokë.
Mjekët e dërguan me urgjencë pasagjerin e tij 24-vjeçar në Qendrën Mjekësore Jacobi, ku ndodhej në gjendje kritike.
Kajtazaj ishte një milje larg shtëpisë kur u përplas, gjithmon sipas policisë e cila ndodhej ne vendngjarje.

Policia :
Sqaroi ne nje konferenc te shpejt me gazetaret se NYPD iu përgjigj një thirrjeje për një aksident automobilistik të enjten në orën 12:15 në Morris Park Avenue dhe Haight Avenue. Në vendngjarje, policia thotë se ka pikasur një shofer 26-vjeçar me traumë të rëndë në kokë dhe një pasagjer 24-vjeçar me traumë të rëndë në gjoks dhe koke.
Sipas oficerëve, dy te rinjte ishin në një Mercedes Benz ML320 të vitit 1998. Ata po udhëtonin me shpejtësi të lartë në Morris Park Avenue, thotë policia, kur shoferi nuk arriti të manovronte siç duhet në rrugë dhe automjeti u përplas me një shtyllë ndricimi.
Në zonë kan shkuar menjehere edhe atoambulancat EMS dhe ka konstatuar vdekjen e 26-vjeçarit në vendngjarje. EMS e transportoi 24-vjeçarin për trajtim ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia e identifikoi 26-vjeçarin si Kreshnik Kajtazaj, nga Bronx, si te vdekur ne vendngjarje dhe pasagjerin ne sedlin e pare ne gjendje kritike per jeten.

Comment

*