NYT: Presidenti Karzai ka marrë çanta me para nga CIA

Zyra e Presidentit afgan Hamid Karzai thotë se ka marrë atë që e quan një “sasi të vogël” parash nga qeveria amerikane gjatë dekadës së kaluar, përveç miliarda dollarëve që Uashingtoni ka shpenzuar për rindërtimin e Afganistanit.
Deklarata e djeshme nga Kabuli erdhi në përgjigje të një artikulli të “The New York Times” që thotë se Agjencia Qendrore e Zbulimit amerikan, CIA ka çuar çanta të mbushura me para në zyrën e Presidentit Karzai gjatë 10 viteve të fundit, për të patur siç thuhet ndikim në Afganistan.
Khalil Roman, i cili shërbeu si zëvendës shef i personelit të Presidentit Karzai nga viti 2002 deri në vitin 2005 është cituar në artikull dhe konfirmoi për Zërin e Amerikës ekzistencën e atyre që ai i quajti “të holla fantazmë”, por tha se nuk e dinte se çfarë janë përdorur ato.
Sipas zyrës së zotit Karzai, ndihma ka qenë përdorur për “qëllime të ndryshme,” duke përfshirë edhe ndihmën ndaj afganëve të dëmtuar dhe të sëmurë. Në deklaratë nuk përmendet CIA-s, dhe Shtëpia e Bardhë refuzoi të komentojë.
Gazeta “The New York Times” flet për një total prej dhjetëra miliona dollarë të “paketuara në valixhet, dhe, në rast, në qese plastike ” që i janë dorëzuar “çdo muaj” zyrës së presidentit afgan. Megjithatë, artikulli i gazetës përmend se nuk kishte zbuluan asnjë provë se zoti Karzai ka marrë personalisht ndonjë shumë nga paratë. (VOA)

Comment

*