Oficeri i SHÇBA-së nën hetim për drogë

Sulejman Margjeka është oficeri pranë shërbimit të çështjeve dhe ankesave, i cili është përjashtuar nga kjo strukturë dhe po ndiqet penalisht.

Tashmë Prokuroria e Tiranës ka marrë dosjen e efektivit, i cili sipas hetimeve rezulton të ketë gënjyer në formularin e dekriminalizimit.

Kjo për arsye se efektivi i kësaj strukture, e cila mbikëqyr punonjësit e policisë ishte nën hetim për drogë nga policia gjermane.Sipas burimeve të sigurta, për specialistin në fjalë autoritetet gjermane kishin lëshuar më herët edhe një urdhër ndalimi.

Sipas SHÇBA-së është marrë masa e përjashtimit nga shërbimi dhe oficeri po ndiqet penalisht duke i referuar materialet në Prokurori në bazë të dispozitave ligjore te ligjit mbi dekriminalizimin pasi në vitin 2016 në plotësimin e deklaratës nuk ka dhënë të dhëna të sakta, por i ka mohuar ato.

Tashmë prokuroria e Tiranës ka nisur nga puna për të dokumentuar punën dhe veprimtarinë e oficerit Selejman Margjeka i cili sipas burimeve jo zyrtarë në shtetin Gjerman njihej me gjeneralitete të tjera.

Oficeri Sulejman Margjeka nuk është rasti i pari kur punonjësit e policisë rezultojnë të përfshirë në krime apo në trafik droge, në të cilën disa prej tyre vijon hetimi./OraNews/