OKB publikon një pullë postare në nderim të Nënës Terezë

Nju Jork, 13 gusht 2021 – Administrata Postare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) e ka publikuar një pullë postare në nderim të Nënës Terezë.

Përshkrimi i pullës nga OKB:

Pulla, e cila është publikuar të enjten, më 12 gusht, e ka portretin e Nënës Terezë dhe shprehjen e saj: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Më 12 gusht 2021, UNPA publikoi pullën postare në shenjë nderimi për Nënë Terezën.

Citati në pullë, i cili është në gjuhën angleze, është: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

Nënë Tereza, një murgeshë dhe misionare e njohur, lindi në vitin 1910 në Maqedoni. Familja e saj ishte me prejardhje shqiptare. Në moshën 12 vjeçare, ajo ndjeu fort thirrjen e Perëndisë dhe gjithmonë e dinte se do të ishte një misionare. Në moshën 18-vjeçare, ajo shkoi në Indi dhe iu përkushtua ndihmës së të varfërve. Në 1947, ajo u bë qytetare indiane dhe themeloi urdhrin e Misionarëve të Bamirësisë në Kalkuta në vitin 1950, një urdhër që u bë i njohur për punën e tij në mbështetje të të varfërve dhe të atyre që rrezikonin të vdisnin nga sëmundjet e rënda.

Mbi 45 vite ajo u shërbeu të varfërve, të sëmurëve dhe jetimëve, duke zgjeruar misionin e saj të bamirësisë, së pari në Indi dhe më pas në vende të tjera, duke përfshirë këtu edhe ndërtimin e bujtinave dhe shtëpive për personat e varfër dhe të pastrehë.

Puna e Nënë Terezës është njohur dhe vlerësuar në të gjithë botën. Ajo mori çmime dhe vlerësime të shumta, përfshirë këtu edhe Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1979.

Nënë Tereza vdiq më 5 shtator të vitit 1997, në moshën 87-vjeçare. Kombet e Bashkuara e caktuan datën 5 shtator të çdo viti si Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, që përkon edhe me përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës.

(r.m.)

Comment

*