Olaf Scholz e mori detyrën e Kancelarit të Gjermanisë

Berlin, 8 dhjetor 2021 – Olaf Scholz e mori detyrën e Kancelarit të Gjermanisë.

Të mërkuren, më 8 dhjetor, Scholz, 63 vjeç, u zgjodh kancelar nga Bundestagu dhe më pas u betua para presidentit gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier.

Kancelari i ri i Gjermanisë i udhëhoqi Socialdemokratët (SPD) drejt fitores në zgjedhjet e 26 shtatorit, duke dërguar në opozitë Demokristianët e Merkelit, pas 16 vjetësh.

Gjatë kohës sa Merkel ishte kancelare, Scholz ka shërbyer në kabinetin e saj në postin e ministrit të Financave dhe atë të zëvendëskancelarit.

Merkel, 67 vjeçe, nuk garoi në zgjedhjet e fundit dhe tërhiqet nga politika, pas katër mandateve rresht si kancelare e Gjermanisë.

Koalicioni i ri qeverisës në Gjermani përbëhet nga Partia Socialdemokrate (SPD), Partia e Gjelbër dhe partia “Demokratët e Lirë”.

Pavarësisht dallimeve ideologjike midis partnerëve të koalicionit tëri, qeveria e re e Gjermanisësynon të përshpejtojë digjitalizimin, të mbrojë ambientin, të adresojë çështjen e çmimeve të papërballueshme të banimit, të heqë pagën minimale dhe të legalizojë marihuanën.

Qeveria e re e Gjermanisë planifikon gnjithashtu të rishikojë ligjet e migracionit dhe të shtetësisë. Ajo pritet të lejojë shtetësinë e dyfishtë dhe të thjeshtojë procedurën e marrjes së pasaportës gjermane. Pritet që azilkërkuesve që do të integrohen në shoqëri do t’u jepet mundësia të qëndrojnë përgjithmonë në Gjermani dhe të zgjerohet program për bashkimin familjar për refugjatët.

Sipas marrëveshjes të partnerëve të koalicionit qeverisës, planifikohet që Gjermania të mos krijojë borxhe të reja deri në vitin 2023.

Por, në ditët e para të qeverisë së re të Gjermanisë pritet të dominojë lufta kundër pandemisë së koronavirusit.

Kancelari Scholz e mbështet vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë gjermanët, prej shkurtit të vitit të ardhshëm. Ligji i ri që i hap rrugë vaksinimit të detyrueshëm pritet të votohet në Bundestag.

(r.m.)

Comment

*