Operacion në 27 vende: 19 të arrestuar për drogë, trafik emigrantësh e falsifikim

Policia e Shtetit, pjesë e operacionit JAD SEE “Ditët e Përbashkëta të Veprimit në Europën Juglindore”.

Gjatë rrjedhës së operacionit, Europol krijoi një qendër operacionale për të mundësuar shkëmbimin e shpejtë të informacionit operacional midis pjesëmarrësve dhe për të siguruar mbështetje të drejtpërdrejtë analitike për operativët në terren.

Gjatë javës së aksionit, Europol vendosi gjithashtu dy ekspertë në Mal të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, për të lehtësuar shkëmbimin e komunikimit në kohë reale midis autoriteteve pjesëmarrëse.

Në këtë operacion morën pjesë 27 shtete të ndryshme. Operacioni u mbështet nga agjencitë e BE-së: Europol, Eurojust, Frontex, partnerë ndërkombëtarë dhe institucionalë: Grupi Punues i Bashkëpunimit Doganor (CCËP) CCËP, IPA/2019, INTERPOL, PCC-SEE, SEESAC, UNODC.

Spanja, e mbështetur nga Europol, koordinoi ditët e përbashkëta të veprimit në mbarë Evropën, që synonin luftën kundër lehtësimit të emigrimit të paligjshëm, trafikimin e drogës dhe trafikimin e armëve të zjarrit.

Po gjatë këtij operacioni janë kryer 330 arrestime në vende të ndryshme, janë sekuestruar armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike dhe bimë narkotike.

Aktivitetet operacionale që përfshinin 27 vende (17 shtete anëtare të BE dhe 10 vende joanëtare të BE-së) u mbështetën gjithashtu nga Eurojust, Frontex, INTERPOL dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Aktivitetet operacionale u zhvilluan kryesisht në Evropën Juglindore, ndërsa vende të tjera nga e gjithë Evropa morën pjesë duke shkëmbyer inteligjencën dhe duke kryer veprime operacionale në nivel kombëtar.

Veprimet, duke përfshirë pothuajse 11.000 oficerë policie në terren, çuan në 330 arrestime të lidhura me krime të ndryshme duke përfshirë trafikun e drogës, lehtësimin e emigracionit të paligjshëm, mashtrimin me dokumente dhe trafikimin e armëve të zjarrit.

Aktivitetet e hetuara çuan gjithashtu në zbulimin e një numri të veprave penale që lidhen me lehtësimin e imigracionit të paligjshëm dhe krimet e lidhura me to dhe shkeljet ligjore të tilla si mashtrimi me viza.

Pas veprimeve të bashkërenduara, autoritetet e zbatimit të ligjit filluan 37 hetime të reja.

Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar 33.418 persona, 724 vende të ndryshme dhe 22.605 automjete, si dhe janë konfiskuar 154 armë zjarri (65 pistoleta, 86 pushkë, 3 alarme gazi), 57 granata dore dhe eksplozivë, 2125 copë municione, 719 kg kanabis dhe 920 bimë marijuanë.

Policia shqiptare, gjatë Ditëve të Përbashkëta, ka përfshirë 681 punonjës policie në terren dhe në kufi, puna e të cilëve ka çuar në arrestimin e 19 personave, procedimin e 18 të tjerëve dhe shpalljen në kërkim të një shtetasi, për krime të ndryshme si: prodhimi dhe shitja e narkotikëve në 14 raste, dhënie ndihmë për kalim të paligjshme të kufirit (lehtësimit të migracionit të paligjshëm) në 8 raste, prodhimi dhe shitja e narkotikëve dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve në 3 raste, trafikim i mjeteve motorike në 2 raste, falsifikimi i dokumenteve (mashtrimit me dokumentet) në 1 rast, kalimi i paligjshëm i kufirit në 1 rast dhe armëmbajtje pa leje në 1 rast, ku janë sekuestruar dy armë zjarri, lëndë narkoitke, kokainë, heroninë, e cannabis si dhe janë bllokuar 143 emigrantë të paligjshëm

Comment

*