Opozita fajëson qeverinë për problemet me firmat “Albpetrolin” dhe “CEZ”

Interpelancë në Kuvend e kërkuar nga deputeti i PS-së, Erjon Braçe me ministrin Edmond Haxhinasto

 

Qeveria e Shqipërisë pohoi se privatizimi i kompanisë “Albpetrol” dështoi dhe gjithashtu se problemet me energjinë elektrike për shkak të kompanisë “CEZ Shpërndarje” janë krijuar nga vendimi i saj strategjik për t’u larguar nga rajoni. “Albpetrol” u shpall i privatizuar nga kompania amerikane “Vetro Energy” pas hapjes së ofertave të tenderit, pasi kishte (ofruar) 850 milionë euro, ose më shumë se 1 miliardë e 100 milionë dollarë amerikane (1 euro këmbehet në treg me 1,3 dollarë).
Deputeti socialist akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Sali Berisha për përfshirje klienteliste dhe përfitime në procesin e privatizimit të kompanisë së nxjerrjes së naftës “Albpetrol”. Deputeti Erjon Braçe tha gjithashtu se për shkak të këtij procesi që e quan “jotransparent”, ka depozituar padi penale ndaj zyrtarëve të qeverisë. Sipas deputetit Braçe, qeveria duhet të paraqesë se çfarë përgjegjësish dalin dhe sidomos fajtorët, për dështimin e privatizimit. Interpelanca u zhvillua me ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto.
“Kam depozituar në Prokurorinë e Tiranë gjithë zyrtarët e juaj Pasi kanë shitur kompaninë më të madhe në vend “Albpetrol” si dhe konsulentin tuaj. Kundër tjerë personave fizik që mund të konsiderohen përgjegjës, për mashtrim dhe dëm ekonomik që arrin 85 milionë euro. Shkelja e ligjit është flagrante dhe dëshmon një qeveri klienteliste të kapur. Kjo lidhje sunduese ka bllokuar ekonominë dhe ka përqendruar gjithë pasurinë natyrore të vendi, dhe asetet që qeveria po heq dorë vit pas viti. Kjo lidhje kaq sunduese ka bërë që të ardhurat e mos mbërrijnë tek shumica e shqiptarëve por tek shumica udhëheqëse”-tha deputeti socialist.
Kurse ministri saktësoi se gjithçka është zhvilluar në përputhje me ligjin dhe se në asnjë rast nuk ka pasur shmangie nga vlerësimi i afateve kohorë, procedurave të tenderit dhe termave financiarë. “Ministria e Ekonomisë, në zbatim të detyrës të caktuar nga Këshilli i Ministrave shfrytëzoi vlefshmërinë kohore të ofertave, nga ku konstatoi se ato ka qenë të vlefshme për periudhën 120 ditë, pas datës së hapjes së ofertës. Ofertat janë hapur në një proces publik në datë 7 shtator dhe për pasojë vlefshmëria e ofertave në garë ka përfunduar me 7 janar”-tha ai. Sipas ligjit, kompania privatizuese do të duhet të arkëtonte në shtet 10 për qind të vlerës, që i bie 85 milionë euro. “Duhet bërë pagesa e 20 përqindshit, gjë që dështoi. Në momentin që kjo dështoi u kërkua sipas të gjitha procedurave ligjore, kërkesa për 85 milionëshin. Dhe, kjo procedurë vazhdon”-i shpjegoi ministri deputetit socialist.
Problematika serioze në sektorin energjetik, përkatësisht furnizimin me rrymë shkaktoi gjithashtu debate. Ministri Haxhinasto ishte kërkuar në interpelancë veç “Albpetrolit” edhe për kompaninë nga Republika Çeke “CEZ Shpërndarje”. Sipas deputetit Braçe, gjendja financiare e çekëve është jashtëzakonisht e keqe, gjë që lë shumë pikëpyetje se si do të bëhet. “Ju thoni që janë detyrime që do t’i paguajë kompania “CEZ Shpërndarje”. Zoti ministër, kompania “CEZ Shpërndarje” është me kapital negativ sot. E dini se çdo të thotë që 268 milionë dollarë vlera e kapitalit të saj ka humbur në vetëm dy vjet?! Ku ishit ju?”-pyeti deputeti Braçe.
Ministri Haxhinasto pasi saktësoi se problemet financiare i përkasin çekëve, shtoi se problemi i kompanisë “CEZ Shpërndarje” lidhet me vendimin strategjik që ka marrë vetë ajo për të mos qenë më në rajon. “Ka një vendim strategjik, që të dihet mirë, nga ana e kësaj kompanie që të largohet nga rajoni. Të largohet, pasi nuk përbën më objektiv strategjik të saj. Objektivat strategjikë të kompanisë “CEZ” janë diku tjetër”-tha ministri.