Protesta e opozitës, Meta ndërpret seancën dhe mbledh Konferencën e Kryetarëve

Nenin 98 i rregullores së kuvendit ku parashikohet procedura e ndryshimit të rendit të ditës do të jetë pika në të cilën do të diskutohet në mbledhjen e konferencës së kryetareve

Luljeta Progni

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta vendosi ndërprejen e seancës parlamentare për të mbledhur konferencën e kryetarëvë ku do të diskutohet kërkesa e opozitës për seancë të jashtëzakonshem për debatin për trafikun e drogës në Shqipëri. Meta tha se kërkesa e opozitës ka ardhur dy ditë më parë por në rregulloren e Kuvendit, nuk parashikohet seanca e jashtëzakonshme kur sesioni është në kohë normale të funsionimit të tij. Nenin 98 i rregullores së kuvendit ku parashikohet procedura e ndryshimit të rendit të ditës do të jetë pika në të cilën do të diskutohet në mbledhjen e konferencës së kryetareve e mbledhur në këto caste në ambjenetet godinës së Kuvendit ku zhvillohen seancat kuvednore. Meta tha se kërkesa e opozitës parashihte që seanca e jashtëzakonshem të zhvillohet sot më 15 maj, por kjo kërkesë nuk mund të plotësohej pa u mbledhur konferenca e kryetarëve pasi rregullorja e kuvendit pengon seance e jashtëzakonshme. Ndërkohë që seanca kuvendore është ndërprerë, para sallës së Kuvendit po zhvillohet protesta e opozitës. Në krye të kësaj proteste janë vendosur deputetë e opozitës dhe pjesë e protestës janë edhe të shkarkuarit nga administrata publike, ish-të përndjekurti politik dhe sindikatat e pavarura. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka kërkoi në fjalën e tij në kuvend dorëheqjen e Ramës duke e argumentuar atë me përgjegjësinë e tij në mungesën e transparencës për trafikun e drogës që po ndodh në Shqipëri sipas opozitës.

Opozita po proteston para kuvendit me kërkesën për dorëheqje të kryeministrit Rama, i cili sipas opozitës është përgjegjës për mungesën e transparncës dhe për prezencën e trafikut të drogës në Shqipëri, e cila u vërtetua sipas opozitës me ngjarjen Divjakës ku u arrestuan në flagrancë për trafik droge një pilot Italian dhe një shtetas shqiptar.