Osmani bisedoi me emisarin britanik për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë – Serbi

Londër, 8 maj 2023 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se gjatë vizitës në Londër, e ka takuar të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach.

Osmani, në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, ka thënë se në takim me Lordin Peach kanë biskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Derisa isha në Londër, u takova gjithashtu me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkann Perëndimor, Lordin Peach.

Diskutuam për zhvillimet e fundit, duke përfshirë hapat e rëndësishëm në dialog, integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe domosdoshmërinë për forcimin e mëtejmë të lidhjeve dhe bashkëpunimit tonë me Britaninë e Madhe”, ka shkruar ajo.

Presidentja Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III në katedralen Westminster Abbey.

Gjatë qëndrimit në Britani të Madhe, ajo ka pasur takime me prfaqësues të disa shteteve, përfshirë Presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

(r.m.)