Osmani diskutoi me ambasadorët e QUINT-it për politikën e jashtme të Kosovës

Prishtinë, 17 maj 2022 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të martën në takime të ndara ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, ambasadoren e Francës Marie-Christine Butel dhe të ngarkuarit me punë të ambasadës së Britanisë së Madhe Jacob Webber dhe të Gjermanisë Jan-Axel Voss.

Kabineti i Presidentes Osmani njoftoi se në takimet me ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë të shteteve të QUINT-it, Presidentja ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend e në rajon, si edhe në kontinentin evropian, me theks të veçantë në harminizim të politikës së jashtme.

(r.m.)