Osmani e Abdixhiku diskutojnë për temat me interes nacional

Prishtinë, 12 prill 2021 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot  në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),Lumir Abdixhikun.

Presidentja Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në takimështë diskutuar për proceset me rëndësi të veçantë për Kosovën. Ajo ka thënë se partitë opozitare kanë rol kyç në këto procese ,  prandaj ajo do të vazhdojë të bashkëpunojëngushte me këto parti.

 Zonja Osmani ka thënë se me z. Abdixhiku janë pajtuar të vqazhdojnë diskutimet për temat që kërkojnë consensus të gjerë politik dhe shoqëror.  

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Partitë opozitare kanë rol kyç në proceset e rëndësisë së veçantë për vendin. Prandaj, sot prita në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun. E përgëzova atë për rolin konstruktiv që LDK luajti gjatë procesit të përmbylljes së formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sigurova z. Abdixhiku që institucioni i Presidencës do të jetë çdoherë në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dhe dialogut mes partive politike, me theks të vecantë për temat e interesit kombëtar. Në këtë drejtim, mirëpres kontributin e të gjitha partive politike opozitare për çështjet që lidhen me interesin shtetëror dhe mirëqenien e qytetarëve.

Me z. Abdixhiku u pajtuam që të vazhdojnë diskutimet për temat që kërkojnë konsensus të gjerë politik dhe shoqëror.

(r.m.)