Osmani e Kurti nderojnë heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Prishtinë, 17 janar 2022 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, dhe me disa deputetë e përfaqësues të institucioneve shtetërore, i nderuan Heronjtë e Kosovës: Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Të hënën, në ditën e 40 vjetorit të vrasjes së tyre, ata vendosën kurora lulesh te varret e Jusuf e Bardhor Gërvallës, në Dubovik të Deçanit, dhe te busti i Kadri Zekës, në Prishtinë.

Presidentja Osmani tha se qytetarët e Kosovës janë krenarë për brezin e heronjve që dhanë jetën për lirinë e pavarësinë e Kosovës.

“Njerëzit si Jusufi, Bardhoshi e Kadriu një herë hyjnë në histori në mënyrë meritore dhe mbeten përjetësisht aty”, theksoi Presidentja Osmani në një postim nëe Facebook.

“Secila kohë i ka heronjtë e vetë dhe secili popull u falet atyre. Sot, nderuam kujtimin për heronjtë tanë të përhershëm, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën.

Dyzetë vjet më parë, aktiviteti patriotik i tyre u ndal dhunshëm në një atentat në Gjermani, ku të tre heronjtë tanë u vranë nga UDB-ja e Serbisë.

Jemi krenar për këtë brez heronjsh dhe përulemi para veprës së tyre. Kauza e tyre vazhdoi ndër breza dhe u kurorëzua më 17 shkurt 2008, kur Kosova u shpall Republikë e pavarur e sovrane.

Sot, teksa kujtojmë këta patriotë, kemi mundësinë të reflektojmë për rrugën e zorshme, të cilën e ka kaluar populli ynë deri në bërjen e shtetit. Kjo rrugë ishte e mundimshme, por edhe e lavdishme.

Njerëzit si Jusufi, Bardhoshi e Kadriu njëherë hyjnë në histori në mënyrë meritore dhe mbeten përjetësisht aty!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”, shkruan Presidentja Osmani në një postim në Facebook.

Kryeministri Kurti tha se heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka meritojnë kujtim e nderim të pafund. Ai tha se ata janë vrarë nga regjimi serb sepse angazhoheshin për  liri, demokraci e përparim të popullit të Kosovës.

“Ne erdhëm sot në Dubovik, në 40 vjetorin e vrasjes së trefishtë në Shtutgart, më 17 janar 1982, ku u vranë Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla, që të vizitojmë kullën e lindjes, jetës dhe rritjes së tyre, por edhe varrin ku prehen ata, për të treguar kujtimin e pashlyeshëm dhe nderimin e pafund që kemi për këta heronj, të cilët na e dëshmojnë një luftë edhe para luftës çlirimtare. Në vitet e ‘80-ta shqiptarët jo vetëm që persekutoheshin e burgoseshin, por edhe vriteshin nga regjimi i atëhershëm okupator, për shkak se dëshironin liri, republikë, demokraci e përparim”, tha ai.

“Si institucione të Republikës, si Qeveri e Kosovës, ne do të bashkëpunojmë me shtetet e tjera, në veçanti me Republikën Federale të Gjermanisë, në mënyrë që të marrim vesh sa më shumë e që të zbardhet e vërteta edhe sa i përket edhe urdhërdhënësve edhe ekzekutorëve, bindjet dhe orientimi dhe qendra e të cilëve natyrisht se dihet, mirëpo emrat e përveçëm të atyre natyrisht se duhet të ndriçohen dhe asisoj të mundësohet drejtësia e ndëshkimi”, shtoi Kurti.

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti e vizituan edhe kullën e familjes Gërvalla, në  Dobovik, ku u pritën nga  Suzana Gërvalla, bashkëshortja e Jusuf Gërvallës dhe Donika Gërvalla, e bija e tij, si dhe nga familjarë e miq të veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare.

May be an image of 11 people, people standing and outdoorsMay be an image of 9 people, people standing and outdoorsMay be an image of 15 people, people standing and outdoors

May be an image of 4 people, people sitting, indoor, outdoors and hearthMay be an image of 8 people, people standing, people sitting and indoorMay be an image of 8 people, people standing and outdoorsMay be an image of 8 people, people standing, outdoors and monumentMay be an image of 7 people, people standing and outdoors(r.m.)