Osmani e Kurti shpjegojnë përsje janë kundër nismës “Ballkani i Hapur”

Prishtinë, 25 nëntor 2021 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur edhe një herë kundër nismës “Ballkani i Hapur”, pjesë e së cilës janë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

 Ajo ka thënë se është kundër çfarëdo iniciative që nuk bazohet mbi barazinë e shteteve”.

“Kosova nuk mund të bëhet pjesë e iniciativave apo mekanizmave rajonalë, nëse përfaqësimi në këto iniciativa që nga zanafilla nuk është gjithëpërfshirës dhe mbi parimin e barazisë”, ka theksuar presidentja Osmani, në takimin që ka zhvilluar të premten, në Prishtinë, me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta,

“Nuk mund të mbështetet symbyllur asnjë iniciativë që mund ta rivalizojë apo ta pengojë procesin e integrimeve në Bashkimin Evropian dhe orientimin euro-atlantik të rajonit, ku Serbia synon ta ketë rolin kryesor, ndsërsa ende nuk e ka njohur Kosovën”, është shprehur ajo.

Nisma rajonale “Ballkani i Hapur” ka qenë një prej temave të bisedës edhe në takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Presidentin e Shqipërisë. IlirMeta.

Kryeministri Kurti ka përsëritur se nuk mund të ketë “Ballkan të Hapur” derisa Serbia është e mbyllur ndaj Kosovës dhe nuk ia njeh diplomat, dokumentet e identifikimit, certifikatat e vulat doganore.

Deklaratat e presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti për nismën “Ballkanin e Hapur” vijnë një ditë pasi i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi se nisma nuk mund të funksionojë nëse në të nuk përfshihen që të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Escobar theksoi se nismat rajonale duhet të jenë njësor të hapura për të gjitha shtetet.

(r.m.)

Comment

*