Osmani e vlerëson përkrahjen e Bidenit e Merkelit: Do t’i kundërshtojmë ata që synojnë destabilizimin e rajonit

Prishtinë, 16 korrik 2021 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. i ka falënderuar presidentin amerikan, Joe Biden, dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, për përkrahjen për  integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, të shprehur në mesazhin e tyre të përbashkët që.

Zonja Osmani, në një postim në Tëitter, ka theksuar se me përkrahjen e SHBA-së dhe Gjermanisë mund të kundërshtohen fuqishëm ata që provojnë ta destabilizojnë rajonin.

“Faleminderit presidentit të SHBA-së, Joe Biden, dhe kancelares Merkel për dërgimin e mesazhit të qartë të mbështetjes për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE në deklaratën e tyre të përbashkët.

Me përkrahjen tuaj, ne do t’i kundërshtojmë fuqishëm ata që përpiqen ta destabilizojnë rajonin tonë.

Ne jemi më të fortë kur qëndrojmë së bashku”, ka shkruar Presidentja Osmani.

“Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania do të qëndrojnë së bashku kundër agresionit rus”, tha presidenti amerikan, Joe Biden, në takimin e tij lamtumirës me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Uashington.

Presidenti Biden tha se kancelares Merkel ia ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me gazsjellësin që e lidh Gjermaninë me Rusinë, por se ai dhe zonja Merkel janë pajtuar që Moska nuk do të lejohet ta përdorë energjinë si armë.

(r.m.)