Osmani fton partitë në konsultime për shtyrjen e zgjedhjeve lokale

Prishtinë, 11 shtator 2021 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar partitë politike për konsultime lidhur me rekomandimin për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë.

Në ftesën drejtuar partive politike thuhet se në këtë takim do të diskutohet për rekomandimin e Task-Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për shtyrjen e zgjedhjeve.

“Presidentja e Republikës së  Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani – Sadriu, ju fton në takim konsultativ për ta diskutuar opinionin profesional të Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndesisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend”, thuhet në ftesën që u është dërguar partive politike nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Takimi konsultativ është ftuar për të hënën, më 13 shtator, në orën 17:00.

Task-Forca e IKSHPK-së ka theksuar se tubimet publike të qytetarëve, gjatë fushatës zgjedhore dhe gjatë procesit zgjedhor, paraqesin rrezik për përhapjen e infeksionit me COVID-19 dhe, si pasojë, rritjen e rrezikut të përfundimit me fatalitet.

“Në bazë të analizës së situatës aktuale epidemiologjike të rasteve me COVID-19, bazuar në raportet e rasteve të hospitalizuara dhe vdekjeve nga SHSKUK dhe spitalet rajonale, dhe profeksioneve për muajin shtator deri në fillim të tetorit, Task Team i IKSHPK-së është i mendimit se mbajtja e procesit zgjedhor, i cili ngërthen në vete tubime publike dhe grumbullim të qytetarëve, paraqet rrezik për përhapjen dhe rritjen e infeksionit me COVID-19 e si pasojë edhe rritje të rrezikut të rasteve me fatalitet”, thuhet në letrën e IKSHPK-së drejtuar Presidentes Osmani.

(r.m.)

Comment

*