Osmani: Kosova angazhohet për paqe e stabilitet dhe për zgjidhje evropiane

Prishtinë, 24 gusht 2022 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, dhe të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kabineti i presidententes osmani ka bërë të ditur se Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin se Kosova është palë konstruktive, e përgatitur dhe e angazhuar në procesin e dialogut, të përqendruar në njohjen e ndërsjellë.

“Kosova asnjëherë nuk ka kontribuar në tensione dhe është angazhuar vazhdimisht për paqe dhe stabilitet si dhe për zgjidhje evropiane”, ka thënë ajo.

Presidentja Osmani ka shprehur përkushtimin e Kosovës për ta vazhduar bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët tanë, duke potencuar se angazhimi i vendit tonë në dialog është i bazuar në mbrojtjen e sovranitetit, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Kosovës, të cilat janë të paprekshme.

Presidentja Osmani, nw njw postim nw Facebook, ka theksuar se Kosova është shoqërie multietnike, ku të gjithë kanë të drejta të barabarta, pa dallim etnie.

“Në takimin me të dërguarit e posaçëm Lajçak dhe Escobar shpreha përkushtimin e Kosovës për ta vazhduar bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët tanë, duke potencuar se angazhimi i vendit tonë në dialog është i bazuar në mbrojtjen e sovranitetit, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Kosovës, të cilat janë të paprekshme. Kosova asnjëherë nuk ka kontribuar në tensione dhe është angazhuar vazhdimisht për paqe dhe stabilitet si dhe për zgjidhje evropiane. Vendi ynë është i ndërtuar mbi parimin e një shoqërie multietnike ku të gjithë kanë të drejta të barabarta, pa dallim etnie”, ka shkruar presidentja Osmani.

(r.m.)