Osmani: Kosova dëshiron thellimin e parneritetit me Organizatën e Shteteve Islamike

Nju Jork, 21 shtator 2022 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në nju Jork me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Shteteve Islamike (OIC), Hissein Brahim Taha.

Kabineti i Presidentes Osmani së Kosovës ka bërë të ditur se ajo e ka falënderuar z.Taha për mbështetjen që kjo organizatë i ka dhënë Kosovës që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot. Në veçanti, ajo e ka vlerësuar Rezolutën e miratuar pak kohë më parë nga OIC, përmes së cilës u bëhet thirrje të gjitha shteteve anëtare të kësaj organizate që ta njohin shtetin e Kosovës. Ajo ka theksuar se njohjet nga shtetet anëtare të kësaj organizate do të ndihmojnë në fuqizimin e Kosovës në planin ndërkombëtar dhe do të rritë rolin e saj në angazhimet për paqe të qëndrueshme dhe zhvillim të përgjithshëm në Ballkanin Perëndimor.

Presidentja Osmani ka thënë gjithashtu se Kosova është angazhohet për thellimin e partneritetit me OIC për të përballuar sfidat globale dhe për të gjetur zgjidhje me interes të përbashkët. Ajo ka theksuar se forcimi i pozitës ndërkombëtare të Kosovës i kontribuon paqes afatgjate dhe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë.

Në takim me sekretarin e përgjithshëm të OIC, z.Taha, bashkë me  Presidenten Osmani, ka marrë pjesë edhe Donika Gërvalla- Schëarz, zëvendës-kryeministre dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës.

(r.m.)