Osmani: Kosovarët e njohin mirë se askush dhimbjen e afganëve

Prishtinë,19 gusht 2021 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se shtetasit afganë që ndjehen të rrezikuar në vendin e tyre do të jenë të mirëpritur në Kosovë. Ajo ka theksuar se askush më mirë se kosovarët nuk e njohin dhembjen e afganëve.

“Ne jemi të hapur për t’i mirëpritur qytetarët nga Afganistani sepse askush më mirë se ne nuk e njeh dhimbjen e tyre. Për më tepër këtë po e bëjmë bashkë me aleatin tonë strategjik- SHBA-në ”, ka thënë zonja Osmani.

Ajo i ka bërë këtokomente të enjten, gjatë takimit me koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Ulrika Richardson, përfaqësuesin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), Erol Arduc, dhe përfaqësuesen e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Anna Rostocka.

Gjatë takimit është diskutuar lidhur me përgatitjet që po bëhen në Kosovë për strehimin e shtetasve afganë që kanë bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Autoritetet në Kosovës kanë shprehur gatishmërinë të strehojnë shtetasit afganë që po largohen nga vendi pas marrjes së kontrollit nga talibanët.

Qeveria e Kosovës nuk e ka miratuar strehimin e përkohshëm të afganve në Kosovë, por nuk kabërë ende publik numrin e tyre.

Edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë shprehur gatishmërinë për të strehuar afganë që nuk ndjehen të sigurtë në vendin e tyre.

Të premten, pritej që në Tiranë dhe në Shkup të arrinin grupet e para të afganëve, por fluturimet e aeroplanëve nga Kabuli janë vonuar për shkak të kaosit që mbretëron në këtë aeroport.

Mediet e huaja raportojnë se talibanët popërpiqen të pengojnë largimin e shtetasve afganë nga vendi, duke premtuar aministi për ta. Por, bashkëpunëtorët e misioneve ushtarake e civile ndërkombëtare në Afganistan nuk u besojnë premtimeve të talibanëve.

 (r.m.)

Comment

*