Osmani pret Presidentin Meta

Presidenti Ilir Meta u prit nga homologia e tij, Vjosa Osmani në Prishtinë.

Postimi i Osmanit

“Sot prita në takim Presidentin e Shqipërisë, z.Ilir Meta, të cilit, meqë jemi në prag të 28 nëntorit, i përcolla urimet për të gjithë qytetarët e Shqipërisë për festën kombëtare.

Diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit si dhe zhvillimet në rajonin tonë e përtej. E falenderova për përkrahjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës.